test

Si përfitohen?/ Skema e qeverisë për pensionistët kryefamiljarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfituesit e pensioneve, përveç masës së caktuar nga sigurimet shoqërore, çdo muaj përfitojnë të ardhura shtesë që vijnë në disa forma, si kompensime apo zerime në fatura të ndryshme, kryesisht ato të dritave dhe ujit.

Janë një sërë vendimesh qeverie që datojnë që nga viti 1994 e deri në 2019-ën, kur u vendos taksa e fundit vendore nga e cila përjashtohen pensionistët. “Përfituesit e pensionit familjar, përveç pensionit të caktuar sipas dispozitave të ligjit nr.7703 “Për sigurimet shoqërore në republikën e Shqipërisë”, do të marrin edhe kompensimet për të ardhurat dhe për ndryshimin e çmimeve, sipas kritereve të përcaktuara në vendimet e këshillit të ministrave”, citohet në vendimin e qeverisë, i cili i fut pensionistët në kategorinë e personave në nevojë dhe për çdo ndryshim në çmime apo sistemin e taksave, i përjashton nga rritja ose i rimburson.

Kështu ka vepruar që në krye të herës pas heqjes së fashës minimale të konsumit prej 300 kë të energjisë elektrike, e më pas në çdo vendim tjetër taksash që i lë pensionistët “të paprekur”. Nuk janë pak, por bëhet fjalë për një shumë që i kalon 1500 lekë në muaj, ose 18 mijë lekë në vit të pensionistëve që nuk hyjnë në buxhetin e shtetit.

PËRFITIMI

Nuk bëhet fjalë për të gjithë ata që trajtohen me pension pleqërie, që në rang vendi numërohen mbi 140 mijë. Në listën e personave që duhen ndihmuar, këshilli i ministrave ka futur pensionistët kryefamiljarë. Kjo nënkupton që në regjistrin e gjendjes civile, ai të figurojë i vetëm ose me bashkëshorten, e cila gjithashtu duhet të jetë pensioniste.

Nëse plotësohet ky kusht, i/e moshuara mund të drejtohet në zyrat e OSHEE-së dhe UKT-së, të cilët shërbejnë si agjent tatimor për disa taksa e tarifa vendore për të aplikuar për kompensim apo zerim detyrimesh. Më konkretisht, bëhet fjalë për kompensimin e energjisë elektrike që është një shumë fikse në masën e 648 lekëve në muaj si dhe mesatarisht 900 lekë nga taksa e banesës (330 lekë), asaj për infrastrukturën arsimore (150 lekë) dhe tarifën e pastrimit (420 lekë). Nuk mjafton të jesh pensionist për të përfituar shmangien e këtyre detyrimeve, por çdo i tillë që i takon të përfitojë, duhet të aplikojë.

Lexo edhe :  Denaj: Në 5 muaj, eksportet bujqësore u rritën me 12%

Me dokumentin e identifikimit, duhet të vërtetojë që i përket kategorisë së lartpërmendur që emri i tij të hiqet nga taksat që vilen përmes ujësjellësit. Njëjtë veprohet dhe me dritat, të cilat vijnë si vlerë shtesë në masën e pensionit mujor./   S.M

Të fundit

VOA: Vendimi i Apelit për Belerin hap rrugën për zgjedhje të reja në Himarë

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me dy vite burgim për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur...

Ish-zëdhënësi i Belerit tregon mesazhet: Djali i Arqille Bollanos më kërcënon

Ish-zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdian Dhuli, pretendon se është kërcënuar nga djali i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Arqille Bollano. Në studion e “Top Story”,...

Pse Kate Middleton nuk e shoqëroi William dhe fëmijët te Taylor Swift

Princi William u argëtua të premten në stacionin e parë të turneut Eras në Londër. Trashëgimtari i fronit britanik u shoqërua në koncertin e...

Sezoni i Gaforreve, me cilat shenja shkojnë më shumë më të ndjeshmit e Horoskopit

Gaforrja është një shenjë uji e sunduar nga Hëna. Njihet si një nga shenjat më të ndjeshme dhe më të orientuara drejt familjes. Humori i...

Takimi me Vuçiç, reagon Kurti: Shkelën marrëveshjet, situata eskaloi për faj të Beogradit

Pas dhjetë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takohen në Bruksel në ndërmjetësim të shefit të diplomacisë evropiane...

Lajme të tjera

Web TV