test

52 vite mjek i minatorëve në Memaliaj; nuk u largova as kur më kërkuan në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lindur më 17 qershor 1948 në Salari të Tepelënës, Sefer Xhaferr Shehu studioi për mjekësi, dhe pas diplomimit në korrik 1971, filloi punë në Memaliaj si mjek i minatorëve, ku vazhdon të shërbejë prej 52 vitesh në këtë qytet dhe krejt Tepelenën, megjithëse ka hyrë në vitin e 76 të jetës. Ai ka një ditar me detaje nga vitet e punës dhe profesorët e mjekësisë, të cilëve u është mirënjohës për dijet dhe përkushtimin në formimin e tij si mjek, por dhe bashkëpunimim me ta, pas filloi shërbimin në Memaliaj, detaje për të cilat ai ka folur gjatë bisedës që bëmë:

 

– Cili ishte starti i parë i punës tuaj si mjek?

 

Sefer Shehu: Pas diplomimit në vitin 1971, siç ishte rregulli atëherë, duhej të shërbeje në rrethin tënd, ose atje ku të emëronte Ministria e Shëndetësisë pa kufizime kohore e pa pretendime, ndërsa mua më emëruan në Tepelenë, ku shërbeva 6 muaj në Qendrën Epidemiologjike të rrethit.

Në janar 1972, kur nisi aktivitetin qëndra mjekësore e minatorëve, më emëruan drejtues të saj; të cilën brenda 1 viti, nëpërmjet pasionit tim si mjek i ri dhe interesimit në ministri e mbështetjes që më dhanë, mundëm ta kompletojmë me mjekë, personel ndimës dhe mjedise e pajisje.

Në këtë qendër mjekësore, isha drejtues dhe shërbeva si mjek, prej vitit 1972 deri në vitin 1996 kur u mbyll miniera, duke qenë mjeku i fundit dhe i vetëm i asaj qendre, mbasi kolegët u larguan drejt Tiranës, Vlorës e jashtë Shqipërisë.

 

– Po ju, pse ngelët në Memaliaj?

 

Sefer Shehu: Nuk ngela, por qëndrova, sepse nuk kisha dëshirë të largohesha nga Memaliaj, mbasi aty ishte kontributi im, jeta, miqtë, breza banorësh e minatorësh, të cilëve u kisha shërbyer dhe më vlerësonin për atë çfarë kisha bërë për ta, e më obligonin tu shërbeja.

Mund të ish larguar nga Memaliaj, jo vetëm pasi ndyshoi sistemi, por edhe para vitit 1990; madje në vitet 1976-1980 kur isha tepër i ri, kisha propozime për të shkuar mjek në spitalet Rajonale Gjirokastër, Vlorë, Fier, Durrës e Qëndrën Spitalore Universitare-Tiranë, por kam qëndruar në Memalij, ku isha besim-plotë për banorët dhe kjo më mbushte me kënaqësi e këtu shërbejë prej 52 vitesh.

Lexo edhe :  “Monika do bëjë burgun për të shpëtuar Ilirin”, Ngjela: Divorci mund të jetë…

 

– Doktor, ju shprehët mirënjohje për disa prej profesorëve të mjeksisë. Cilët janë?

 

Sefer Shehu: Po veçoj profesorin Skënder Skënderi, e sidomos Raif Hasani e Niko Pecani, dy shkencëtarët që themeluan dhe modernizuan klinikën qendrore të sëmundjeve profesionale të minatorëve dhe krejt punonjësve të industrisë së rëndë.

Me ata, unë si drejutes i qëndrës mjekësore të minierës së Memaliajt, bëra dy specializime në këtë fushë për silikozën dhe sëmundjet e lëkurës.

Por vlerësimi im, është dhe për mjekët e mirënjohur të Memaliajt e Tepelenës, doktorët Arqile Çaçi, Çerçiç Myftari, Behar Nurellari, Izet Çulli, Kafaz Xhuveli, Shyqyri Llanaj etj.

 

– Në ditarin tuaj, keni shënime për bashkëpunimin me profesorin e mjekësisë, Shefqet Ndroqi. Në çfarë aspekti?

 

Sefer Shehu: – Profesor Shefqet Ndroqi, ka kontribut të madh në formim tim si mjek specialist për sëmundjet profesionale, sidomos në fushun  e pneumologjisë për minatorët.

Prej profesor Ndroqit, arrita të mos kem asnje humbje  jete minatori nga turbekulozi; kjo për shkak se ai ishte aq i merkli i gatshëm, sa më jepte referenca profesionale për çdo rast të sëmundjeve profesionale të minatorëve.

 

– Doktor, a keni një bilanc të punës në qendrën mjekësore të minatorëve; dhe çfarë po bëni tani në moshën 76 vjeçare?

 

Sefer Shehu: gjatë 24 viteve, janë kryer 256 mijë vizita mjekësore për minatorët. Për çdo minator, kam akoma kartelat personale dhe depistimit të përgjithshëm shëndetësor të tyre.

Nëpërmjet trajtimit kemi shpëtuar 210 jetë minatorëshë të prekur nga sëmundjet e rënda profesionale, por kamë dhe një tregues tjetër: duke qenë i vetmi mjek semundjesh profesioanle, isha anëtar KEMP-në Tepelenë, nga viti 1974 deri në vitin 2010.

Unë vazhdojë të shërbejë në qendrën spitalore publike të Memaliajt dhe kryej shërbime humane, për ata që kanë në nevojë në familje, pa u shkëputur nmga Memalkiaj dhe asnjë ditë nga puna si mjekt prej 52 vitesh.

 

– Cila është familja juaj?

 

Sefer Shehu: Kam 2 vajza, Majlinda juriste, Salarjona psikologe dhe djalin Armand Shehu, mjek në Tiranë, ndërsa bashkëshortja Eleni Shehu (Hila), ka qenë 42 vite mësuese e lëndës së fizikës në gjimnayin e Memaliajt.

 

Intervistoi: Përparim Hasani

 

Të fundit

Trump një kandidat më i mirë për çështjet ekonomike, Biden për ruajtjen e demokracisë

Votuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se kandidati i Partisë Republikane në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Donald...

Luiz Ejlli, Ermal Fejzullahu dhe DJ Gimi sjellin hitin e verës (VIDEO)

Këngëtarët shumë të dashur për publikun, Luiz Ejlli, DJ Gimi -O dhe Ermal Fejzullahu, kanë prezantuar projektin e ri muzikor. “Mos luj” titullohet kënga, ku artistët...

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Në Bruksel sot zhvillohet takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kurti tha dje se ka konfirmuar pjesëmarrjen...

Lehtësim nga taksat, qeveria gjermane merr një paketë të re masash për fermerët!

Më pak burokraci, lehtësim nga taksat: grupet parlamentare të partive në qeveri ranë dakord për një paketë masash për bujqësinë. Një pjesë e saj...

E trishtë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

Shifty Shellshock, këngëtari i grupit Crazy Town, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Seth Binzer (emri i vërtetë i këngëtarit) ka pasur probleme të...

Lajme të tjera

Web TV