Shakira tregon vuajtjet pas ndarjes nga Piqué: Më dukej sikur kisha një vrimë në kraharor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shakira është në epokën e saj të shërimit. Dy vjet pasi duroi një ndarje shumë të publikuar dhe me shumë trazira personale, artistja, po gjen rrugën e saj për t’u rikthyer tek vetja mes një ringjalljeje në karrierë.

Duke reflektuar mbi ndarjen dhe atë që ajo quhet koha më e errët e jetës së saj në një histori të re të kopertinës së Rolling Stone, fituesja e Grammy tha: “Vuajtja që ndjeva ishte ndoshta më e madhja që kisha përjetuar ndonjëherë në gjithë jetën time. Më dukej sikur dikush më kishte hapur një vrimë në kraharor”.

Sipas këngëtares, ndjesia ishte aq reale, sa edhe fizike. “Ndihesha fizikisht sikur jetoja me këtë dhe më dukej sikur njerëzit mund të më shihnin,” shtoi ajo.

Por duke dalë nga zemërimi i saj, Shakira shpjegoi se si ndjeu “lehtësim maksimal” pasi shprehu dhimbjen në himnin e saj të ndarjes në vitin 2023 “Bzrp Music Sessions, Vol. 53.” Tani, duke u kthyer në karrierë, Shakira i tha Rolling Stone: “Duke gjetur këtë liri, gjeta edhe veten”.

“Ky ka qenë një udhëtim për tek vetja ime dhe mënyra ka qenë përmes muzikës sime”, shtoi këngëtarja e “Hips Don’t Lie”. “Jam në një moment ku ka ndodhur më e keqja dhe ky proces zgjoi një ndjenjë të re autonomie dhe pavarësie tek unë.”

Shakira dhe ish-i i saj, Piqué, u takuan për herë të parë në vitin 2010 në xhirimet e videoklipit “Waka Waka (This Time for Africa)” përpara se të konfirmonin publikisht lidhjen në 2011. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeçe, ndërsa ndarja e tyre u bë publike në qershor të vitit 2022./E.Ç

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV