“Alma Arrazi, fillimi i fundit tragjik”/ Ja çfarë i tha bashkëshorti para aktit fatal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rasti i Alma Arrazit, e cila u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna sëbashku me 3 fëmijët e mitur, vijon të tronditë opinionin. Ditën e djeshme (18 qershor), u publikua ekspertizë mjeko-ligjore, ku thuhej se në trupin e asnjërit nuk është konstatuar mbetje ilaçesh që mund të kenë ndikuar në humbjen e vetëdijes së viktimave.

Për avokaten Alesia Balliu, shkak i këtij vendimi u bënë rrethanat në të cilat jetonte Alma, ku bashkëshorti e tradhtonte. Në studion e “Jetë Shqiptare”, Balliu tha se bashkëshorti i Almës, Erdgys Arrazi i ka thënë se ajo mund të largohej, por nuk mund t’i merrte fëmijët, gjë që e ka rënduar edhe më tej gjendjen e saj psikologjike.

“Ky raport i sëmurë, sepse i ka thënë ti të ikësh dhe fëmijët i mbaj unë. Kjo është dhunë psikologjike sepse si mundet një nënë të heqë dorë nga fëmijë? Kjo gjë nuk është e drejtë dhe ajo kalon në një fazë tjetër të rënduar, ku ajo nuk mund të ketë më atë vetëdijen për të bërë një veprim sepse nuk është një veprim që bëhet me logjikë, për Almën ishte fillimi i fundit”, tha Balliu./e.t

Të fundit

Akuza të reja kundër Princit Andrew, dalin regjistrime të bisedave me të mitur

Një biznesmen amerikan me lidhje me familjen mbretërore britanike është regjistruar fshehurazi duke bërë akuza në lidhje me marrëdhënien...

Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini dhe një histori me shumë të panjohura

Foshnje me uniforma në Rusi, fëmijë të vegjël në tanke kartoni, nxënës të shkollave fillore në makina. Edhe para paradës së madhe ushtarake në...

Elektorati gri është problemi

Nga leonard Veizi A e kanë ndarë mendjen shqiptarët se për kë do të votojnë? Në ditët e fundit para votimeve, gjallëria politike rritet si në...

A ka Papa Leo XIV ndonjë lidhje me presidentin Trump? Ja çfarë dihet

Zgjedhja e Robert Francis Prevost si Papa Leo XIV ka ngjallur entuziazëm në Shtetet e Bashkuara. Mediat italiane raportojnë se presidenti ka shprehur publikisht...

KQZ ndalon reklamat elektorale pa emrin e subjektit politik

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka vendosur ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të të gjitha reklamave elektorale që nuk tregojnë qartë se cili...

Lajme të tjera

Web TV