Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

Elon Musk është bërë baba për herë të 12-të dhe lajmin e ka publikuar “Bloomberg”. Biznesmeni miliarder është bërë përsëri prind me partneren Shivon Zilis.

Emri dhe gjinia e bebes nuk janë zbuluar akoma, por 52-vjeçari miliarder është bërë për herë të fundit baba i binjakëve Strider dhe Azure me të njëjtën partnere.

Musk ka 12 fëmijë, gjashtë prej tyre kanë lindur në pesë vitet e fundit./E.Ç