Laboratori me kokainë në Frakull, GJKKO jep vendimin për 10 të pandehurit (Emrat)

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 10 personat  e arrestuar për Laboratorin  e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit.  Të akuzuarit e shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje si dhe grup i strukturuar kriminal kanë përfituar uljen e 1/3 se dënimit për shkak të gjykimit te shkurtuar.

Nikolin Gjolena – 17 vite – 11.4 me gjykim te shkurtuar

Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 gj sh

Enxhi Ferhati –  12 vite – 8 me gj sh

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 me gj sh

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 me gj sh

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4

Zenel Çervanaku –  14 vite – 9.4 me gj sh

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 me gj sh

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gj sh per ( moskallezim krimi ) lirohet menjeherë

Marildo Rona – 12 vite – 8 me gj sh

Rreth 485 kg kokaine u trafikuan nga kolumbia nëpërmjet  nje ngarkese me pleh organik e cila u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim te DEA-s amerikane ndersa per nxjerrjen  e lendes narkotike grupi kriminal kishte kontraktuar 2 shtetas  kolumbian që i shpëtuan arrestimit.

Per kere rast SPAK ka vecuar edhe nje fraksion tjeter hetimor per persona te tjere te paidentifikuar qe dyshohet se kane qene te perfshire ne trafikun e kokaines nga kolumbia në Shqipëri./   S,M