Blero i kërkon falje Afronës: Unë kam qenë arsyeja pse martesa jonë nuk funksionoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dy vitesh të ndarë dhe pa asnjë komunikim, Blero dhe Afrona u bënë bashkë në podkastin “Talk With Afrona”, në një intervistë plot emocione dhe të pathëna.

Blero dhe Afrona kanë qenë të martuar prej 7 vjetësh, mirëpo distanca duket se ka qenë faktori kryesor i krisjes së marrëdhënies që përfundoi në ndarje.

Blero u shpreh se gjithçka rrodhi ashtu siç rrodhi prej vendimeve të tij të pamatura dhe kokëfortësisë.

Dua të kërkoj falje publikisht. Në atë kohë kam dashur të qëndroj në Kosovë dhe të mos vija me ty në Zvicër. Ti ke pasur të drejtë, por kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore e mosfunksionimit të martesës sonë. Edhe distanca.

Më pas, ai u shpreh se Afrona sakrifikoi më shumë, pasi u shpërngul në Prishtinë, madje nisi edhe punë, por nuk u përshtat. Ndërsa ai nga ana tjetër, nuk bëri të njëjtën gjë.

Si Blero dhe Afrona, të dy, u shprehën se e kanë pasur të vështirë ta pranojnë fundin e martesës dhe një bisedë si kjo e tanishmja, ishte domosdoshmëri. Një bisedë pa u fyer dhe pa i bërë keq njëri-tjetrit, duke e konsideruar këtë intervistë si shembull për çdo çift të ndarë, të cilët duhet ta pranojnë dhe të ecin para pa i bërë keq njëri-tjetrit.

“Deri kur ka ardhur pika që je zhdukur nga jeta ime dhe ke ecur para, ka qenë e papranueshme dhe e vështirë për mua. Duhej të flisnim. Tani të kuptoj se ke duruar shumë dhe të ishte mbushur kupa. Por në atë kohë kam pasur shumë mllef përbrenda dhe inat. Nuk të kam kuptuar. Tani të kuptoj. Të falënderoj për durimin, edukatën dhe respektin që ke treguar ndaj meje dhe familjes sime”, tha Blero.

I pyetur nga Afrona se çfarë do të ndryshonte në të ardhmen, bazuar në atë çfarë ka mësuar nga martesa 7-vjeçare, Blero u përgjigj se mes shumë gjërave, do të veçonte stilin e jetës dhe karakterin.

“Do të ndryshoja stilin e jetës. Nuk kam qenë kurrë në shtëpi. Vetëm në studio. Njeriu kur lidhet duhet t’i japë kohën tjetrit, duhet të përqendrohet 100%. Gjithashtu, me qenë i drejt dhe i sinqertë. Sinqeriteti është çelës në martesë. Një martesë dhe lidhje është më e shëndetshme kur partnerët janë të drejtë.

Lexo edhe :  Ndahet nga jeta Paul Mario Day, këngëtari i grupit legjendar ‘Iron Maiden’

Ka shumë gjëra që i kam ndryshuar në vete. Kur je i drejt je rehat. Me shumë siguri do të keqkuptohem, por nuk kam qenë shumë i drejtë me ty. Dua të të kërkoj falje. Kam dhënë intervistë në një televizion dhe kam thënë disa gjëra jo të drejta për ty, por kam qenë i zemëruar. Çfarëdo që kam thënë në intervistë, ti veç ajo nuk je”, tha Blero.

Nga ana tjetër, Afrona shtoi se njeriu duhet të kënaqet me ato që ka dhe të mos jetë i pangopur.

“Distanca, unë kam dashur të bëj shumë. Nuk kënaqem me ato që kam në jetë. Ndoshta është mirë me u kënaq me ato gjëra qe ke në jetë dhe mos me lyp shumë”, tha ajo.

“Nëse do të kishe fol kështu kur ishe 22 vjeçe, do të kishte qenë ndryshe. Sa shumë je pjekur!” – ia ktheu Blero.

Gjithashtu, Afrona përmendi edhe Tarën, vajzën që Blero ka me Teuta Krasniqin dhe i tha se dëshiron ta shohë në Hollywood.

“Kur e mori vesh që do të të takoj u emocionua. Po diskutojmë me Teutën që të studiojë jashtë, në Zvicër ose Londër. Ajo ka pëlqen Suedinë”, u shpreh Blero.

Mes lotësh, Afrona i uroi më të mirat në jetë, duke theksuar se këtë shembull duhet të ndjekin të gjithë çiftet që janë ndarë.

“Jemi këtu ku jemi dhe kurrë s’ta uroj të keqen, vetëm suksese si në jetën private dhe profesionale. Veç shpresoj të kesh shëndetin ti familja jote dhe vajza. Falenderoj që erdhi momenti me fol si dy njerëz të rritur. Është mirë me dhënë një shembull të mirë që pas ndarjes mos të urrejmë njëri-tjetrin dhe me e pranuar ndarjen”, tha ajo.

“Jemi njerëz gabojmë. Duhet me u rrit duke u përmirësuar. Kam një këshillë për të gjithë burrat, për dikë që ke dashuri, duhet vlerësuar. Nëse vjen deri te martesa, vlerësoje atë që ke, respektoje dhe bëhu i drejtë”, përfundoi Blero i përlotur./E.Ç

Të fundit

Stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës shkeli besimin e BE

Stërvitjet dhjetëditore e njësive speciale të ushtrive të Serbisë dhe Kinës është mbajtur në provincën Hebei në veri të...

Subvencion për ujin e pijshëm, kategoritë që përfitojnë

Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët me të ardhura të pamjaftueshme, si dhe individët pa mbështetje familjare apo sociale,...

Tetori me ndryshime, rregullat e reja për udhëtime në zonën Schengen

Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, i cili do t’i japë fund...

“Jam më i mirë se Lamine Yamal”, nis sfida direkte nga Parisi

Desire Doue, beson se është më i mirë se superylli i Barcelona-s, Lamine Yamal. Francezi mbërriti në Parc des Princes në verën e vitit 2024...

“Ai që goditi kamarierin, fshehu aksidentin ku gruaja mbeti e paralizuar”

Një ngjarje e rëndë tronditi ditë më parë jo vetëm qytetin bregdetar të Vlorës, por gjithë opinionin publik shqiptar, ku efektivi i Policisë së...

Lajme të tjera

Web TV