Gruaja jep jetë por edhe shpëton jetë!/ Berie Zykollari, heroina që shpëtoi 69-vjeçaren

Berie Zykollari është heroina e këtij fillim muaji, pasi mëngjesin e sotëm ka shpëtuar një 69 vjeçare (me probleme të shëndetit mendor) e cila tentoi ti jepte fund jetës në ujrat e liqenit.

Beria ka arritur ta nxjerrë nga uji dhe ti japë ndihmën e parë duke e rikthyer në jetë.

Gruaja që tentoi të vetmbytej është në spital në gjendje të stabilizuar dhe e ka kaluar rrezikun për jetën.

Beria prej 10 vitesh është punonjëse e ndërmarrjes së gjelbërimit pranë bashkisë Pogradec./e.t