Rritja e çmimit të ujit me 40%/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Elbasan

Një përfaqësi qytetarësh u ngritën sot në protestë për të kundërshtuar vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit një muaj më për ta rritur me 40% çmimin e ujit të pijshëm.

Qytetarët pohuan se ky vendim prek drejtpërsëdrejti shtresat në nevojë ndaj kërkuan të anulohet.

Qytetarët e mbajtën protestën e tyre në nisje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku së bashku  me këshilltarët e djathtë hynë në mbledhje dhe u konfliktuan me kryetarin e Këshillit Bashkiak dhe këshilltarët e mazhorancës.

Në një moment një qytetar sulmoi me dosjen e dokumentave të këshillit një nga këshilltarët e majtë, ku edhe ky i fundit ia ktheu me të njëjtën mënyrë.

Më pas të djathtët braktisën mbledhjen duke e akuzuar se kanë fallcifikim të firmave për ta kaluar si vendim një muaj më parë./e.t