Avokatja kërkoi praninë e Belerit në seancë, KQZ shtyn vendimin për mandatin

KQZ mbajti sot seancën në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Dhënia e vendimit u shty dhe do të merret të premten në orën 10:30.
“Në lidhje me kohën, nuk besoj se kemi mundësi ta realizojmë sot.

Mund ta organizojmë ndoshta, mos duhet të vijë nga vendi i vuajtes së dënimit, të paraqitet fizikisht, ose mund ta organizojmë edhe nëpërmjet një plafrome komunikimi elektronike”, theksoi kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi./e.t