Pësuan arrest kardiak duke u larë në det/ Humbin jetën dy persona në Vlorë dhe Durrës

Një 83-vjeçar ka ndërruar sot jetë në Vlorë.

Policia njofton se i moshuari ka pësuar rrest kardiak duke u larë në det.

Ai ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në Zvërnec, shtetasi F. R., 83 vjeç, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndersa nje tjeter viktime eshte regjistruar dhe ne Durres.

Sipas informacioneve nga Policia J.GJ., 70-vjeç banues në Laprakë ka pësuar një arrest kardiak, pasi është future në det ne Durres dhe ka rënë në kontakt me ujin./e.t