SPAK: Ilir Beqaj pronar i fshehur i restorant “Gzona”

Ish Ministri i shendetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK, pasi ka permbushur masen e tij te sigurise per "Detyrim Paraqitjeje". Beqaj akuzohet per shperdorim detyre dhe i eshte vendosur masa e sigurise “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashte shtetit”./r/n/r/nFormer Minister of Health, Ilir Beqaj leaving the premises of SPAK, after fulfilling his security measure for "Compulsory Appearance". Beqaj is accused of dereliction of duty and the security measure "Compulsion to appear" and "Prohibition of leaving the country" has been imposed on him.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, në njoftimin e parë për mediat pas arrestimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj argumenton se ky i fundit rezulton pronar i restorant “Gzona” te Kalaja e Tiranës, ku priteshin fatura fiktive për aktivitete të ndryshme. Sipas hetimeve të SPAK, skema e përfitimit e ngritur nga Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij bënte që paratë të përfundonin në xhepat e ish-ministrit dhe të tjerëve që tanimë janë në pranga ose ndodhen në masë arresti shtëpiak.

SPAK thekson se fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC ku Ilir Beqaj ishte drejtor, shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte vetë ai. Në funksion të kësaj skeme, thekson SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Sipas SPAK, restoranti “Gzona’ ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.

“Personi nën hetim I. B. dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin “G…..” me adresë pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masës 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim I. B., i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un. Personi nën hetim I.B. dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110 lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim E. K., i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore”, deklaron SPAK. S.B