Gafa e radhës e Joe Biden: Do ta mund Trump përsëri në 2020-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me vetëm pak muaj të mbetur nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, presidenti aktual Joe Biden më 5 korrik tha se do të qëndrojë në garën kundër kandidatit republikan Donald Trump.

Ai madje shtoi se do të mundte ish-presidentin amerikan Donald Trump sërish. Megjithatë, gjatë artikulimit të tij Biden nuk arriti të shmangë një gafë, e cila shtohet në repertorin e shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë.

“Më lejoni ta them sa më qartë që të mundem: Unë do të qëndroj në garë! Do ta mund Donald Trump përsëri në 2020”, tha Biden, duke rikujtuar vitin kur arriti të triumfonte ndaj Trump.

“Me siguri keni dëgjuar se kam pasur një debat të vogël javën e kaluar. Nuk mund të them se është performanca ime më e mirë, por që atëherë, ka pasur shumë spekulime: ‘Çfarë ka? Joe do të qëndrojë në garë A do të largohet, çfarë do të bëjë?’ Epo, ja ku është përgjigja ime, unë po kandidoj dhe do të fitoj përsëri”, tha Biden. S.M

Të fundit

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

Lajme të tjera

Web TV