Protesta e 11 korrikut/ Berisha thirrje qytetarëve: Të bashkohemi në mosbindjen civile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të kauzës së drejtë të dinjitetit, të fitores së forcave opozitare. Të dashur miq, në emër tuaj dua të ftoj sonte mbarë qytetarët e Shqipërisë, por edhe shqiptarët kudo që janë të bashkohemi me 11 korrik në protestën më të fuqishme që ka njohur historia e këtij vendi. Të bashkohemi në mosbindjen civile, në protestën tonë kundër një regjimi. Kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij, që po përvetëson, po vjedh ditën dhe natën, në çdo orë dhe në çdo kohë, fondet publike dhe pasuritë publike të shqiptarëve. Po i shndërron ato në pasuri private.

Po i shndërron ato në vila, pallate, kulla, hotele në të katër anët e Shqipërisë. Po i fsheh ato në llogaritë bankare offshore dhe shqiptarët po varfërohen dhe mjerohen çdo ditë në vendin e tyre. Ftoj shqiptarët me 11 korrik të bashkohemi kundër këtij regjimi që ka shndërruar pasuritë përrallore të Shqipërisë në një mallkim për shqiptarët. Kundër këtij regjimi që potencialin e jashtëzakonshëm turistik e ka shndërruar në një potencial për të ushqyer qeveritarët, klanet e drogës, klanet e krimit. Ftoj shqiptarët të mos harrojnë dhe të protestojnë më 11 korrik sepse në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të planetit, qytetarët paguajnë 130 milionë euro për djegësin e Tiranës. Ato para zhduken dhe djegësi nuk ka as nam as nishan. Ato para vidhen nga Edi Rama, Erion Veliaj, suita e tyre dhe këtë vjedhje shekulli e amniston Altin Zamani, ky mercenar në krye të grupit të strukturuar kriminal Skrapi i partisë,” tha Berisha. S.M

Të fundit

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Lajme të tjera

Web TV