Shenjat kryesore që tregojnë se mund të keni diabet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diabeti është një gjendje shëndetësore kronike, që ndikon në mënyrën se si trupi juaj e kthen ushqimin në energji. Ekzistojnë tre lloje kryesore të diabetit, ai i tipit 1, i tipit 2 dhe diabeti gestacional (diabeti gjatë shtatzanisë). Më poshtë do të gjeni simptomat më të zakonshme që tregojnë se keni diabet. Por para se të dilni në përfundime, kontaktoni mjekun tuaj për të vërtetuar nëse keni apo jo diabet.

Jeni shumë të etur dhe urinoni shpesh

Etja e tepërt dhe urinimi i shtuar janë shenja dhe simptoma të zakonshme të diabetit.

Kur keni diabet, glukoza grumbullohet në gjak. Prandaj veshkat janë të detyruara të punojnë më tepër për të filtruar dhe thithur glukozën e tepërt.

Etja e shtuar mund të jetë gjithashu një tregues i niveleve të larta të glukozës në gjak.

Humbje e pashpjegueshme e peshës

Insulina është një hormon që lejon trupin tuaj të përdorë glukozën (sheqerin) për energji.

Nëse keni diabet të tipit 2, trupi juaj nuk përdor insulinë në mënyrë efektive dhe nuk mund të transportojë glukozën në qeliza.

Kur glukoza nuk arrin në qeliza, trupi krijon energji duke djegur dhjamin dhe muskujt me një ritëm të shpejtë. Dhe kjo shkakton humbje të pashpjegueshme të peshës.

Jeni shumë i uritur

Kur nivelet e glukozës në gjak qëndrojnë të larta (hiperglicemia), glukoza nuk mund të hyjë në qeliza, për shkak të mungesës së insulinës ose rezistencës ndaj insulinës.

Kështu që trupi nuk mund ta shndërrojë ushqimin që hani në energji dhe kjo mungesë energjie shkakton rritje të urisë.

Keni probleme me shikimin

Nëse nuk kapet herët ose menaxhohet siç duhet, diabeti mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut në retinë. Kjo gjendje, e quajtur retinopati, mund të rezultojë në verbëri.

Lexo edhe :  Sëmundjet mendore dhe ushqimi: Lidhja befasuese me produktet që përmbajnë gluten

Ndjeni miprje në duar ose këmbë

Neuropatia diabetike, dëmton nervat në këmbët dhe këmbët tuaja.

Në varësi të nervave të prekur, simptomat e neuropatisë diabetike mund të fillojnë me dhimbje dhe mpirje në duar dhe këmbë.

Kjo mund të çojë në probleme me sistemin tretës, traktin urinar, enët e gjakut dhe zemrën.

Ndiheni shumë të lodhur

Mund të ketë shumë arsye pse ndiheni të lodhur, por gjithashtu mund të jetë edhe si pasojë e niveleve të larta ose shumë të ulëta të glukozës në gjak.

Keni probleme me lëkurën

Diabeti mund të prekë çdo pjesë të trupit, përfshirë lëkurën.

Disa nga këto probleme janë lëkurë shumë e thatë, infeksione bakteriale, infeksione kërpudhore dhe kruajtje.

Për fat të mirë, shumica e këtyrë problemeve mund të parandalohen ose të trajtohen lehtë nëse kapen herët.

Prekeni nga infeksionet në shumë se zakonisht
Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të dobësojnë sistemin imunitar të një personi.

Nivelet e larta të sheqerit në gjak, lejojnë bakteret të rriten duke bërë që infeksionet të zhvillohen më shpejt./E.Ç

Të fundit

Lojtari shqiptar që do Milani kushton 41 mln euro! A do e blejë Tare?

Club Brugge ka vendosur çmimin për mesfushorin Jashari, të cilin Milani po përpiqet ta vendosë nën urdhrat e Massimiliano...

Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një raporti nga Insider UA. Këto avionë...

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i...

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Lajme të tjera

Web TV