Chiara Ferragni vjen me një dokumentar të ri mbi divorcin e saj nga Fedez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas suksesit të filmit dokumentar The Ferragnez në Amazon Prime Video, duket se Chiara po mendon të rrëfejë kapitullin e fundit të jetës së saj në një dokumentar të ri.

Ideja për këtë projekt të ri lindi pas ndarjes nga Fedez, e cila ndodhi shkurtin e kaluar pas 5 vitesh martesë dhe dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria.

E përjavshmja Chi në fakt ka parashikuar që Chiara Ferragni mund të ndiqte gjurmët e Ilary Blasi, me një dokumentar që jo vetëm do të eksplorojë fundin e martesës së saj me Fedez, por që mund të zbulojë edhe detaje dhe këndvështrime të reja mbi jetën e saj personale dhe profesionale.

Sipas thashethemeve, dokumentari, me sa duket synohet të transmetohet në Amazon Prime, mund të jetë një mënyrë që Chiara të ndajë versionin e saj të ngjarjeve të fundit.

Mbetet për t’u parë se si do të evoluojë ky projekt dhe si Chiara Ferragni do të jetë në gjendje t’i transformojë sfidat private dhe profesionale në një rrëfim të fuqishëm dhe frymëzues për fansat e saj.

Angazhimi për të ndërtuar një histori të re kinematografike vazhdon të ngjall interes dhe pritshmëri te publiku, i cili mezi pret të zbulojë sfonde të reja në jetën e influencueses./E.Ç

Të fundit

Zjarr në Radhimë/ Digjen dy beach bare, rrezikohet nga flakët edhe një hotel

Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në Radhimë. Mësohet se zjarri ka rënë në një subjekt...

Tragjedia në Koçan! Ndërron jetë dhe një person, shkon në 62 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov...

Nipërit e Agron Kapllanajt sulmuan agjentët e BKH, Prokuroria e Fierit nis hetim

Prokuroria e Fierit regjistron procedim penal ndaj dy personave, pas përplasjes së njerëzve të Agron Kapllanajt me hetuesin e BKH dhe policët në Fier...

Gjermania mesazh politikanëve shqiptarë: Njoftoni 10 ditë para për takimet me emigrantët

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me një note verbale të mbërritur nga qeveria gjermane, që...

Forcat Speciale arrestojnë bashkëshortin e ish-ministres socialiste, PSD kërkon lirim

Dardan Molliqaj, politikan i njohur në Kosovë dhe bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, është arrestuar nga Njësia e Reagimit të...

Lajme të tjera

Web TV