Kim Kardashian ka thyer kodin e veshjes në dasmën e miliarderit indian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dasma më e komentuar e momentit, ajo mes miliarderit indian Anand Ambani dhe Radhika Merchant në Mumbai, është përfolur jo vetëm për ekstravagancën, por edhe për të ftuarit e famshëm nga e gjithë bota. Mes tyre, edhe motrat Kim dhe Khloé Kardashian.

Kim, në një nga veshjet në dasmën katërditore të miliarderit indian zgjodhi një fund të gjatë dhe një palë reçipeta me xhufka dhe shumë shkëlqim. Kim shtoi edhe aksesorët e mëdhenj të diamantit si varësja, por edhe një tjetër aksesor në kokë që bënte ndarjen në mes të flokëve të gjatë dhe të lëshuar të Kardashian.

Por, përtej shkëlqimit në stilin e Kim duket se ajo ka thyer kodin tradicional hindu të veshjeve, sidomos të ngjyrës, pasi e kuqja zakonisht është një nuancë që zgjidhet nga nusja në ditën e saj të dasmës.

“Në kulturën indiane, gruaja është ajo që largohet nga shtëpia e saj dhe shkon në shtëpinë e burrit për të qenë me familjen e tij,” thotë Niki Shamdasani, stiliste e një marke indiane veshjesh.

“Është një ndryshim shumë më i madh për gruan sesa për burrin, ndaj është logjike që ajo të marrë më shumë vëmendje dhe të ketë në trup një ngjyrë të theksuar si e kuqja që simbolizon jetën e re. Veshja e kësaj nuance nga ana e Kim, cilësohet si një thyerje e etikës së të ftuarve në një dasmë indiane”, shtoi ajo.

Dasma Ambani cilësohet si një nga më luksozet e vitit, me një listë të të ftuarve si ish-kryeministrat britanikë Tony Blair dhe Boris Johnson, këngëtaret Adele, Lana Del Rey, artistët Drake, Priyanka dhe Nick Jonas etj./E.Ç

Të fundit

Një anije me qindra tonë ushqim niset drejt Gazës

Pasi u nis nga Qiproja, një anije e mbushur me 1.200 tonë furnizime ushqimore për Rripin e Gazës i...

Prindërimi pa bërtitur ose ndëshkuar, mësojini fëmijët t’ju dëgjojnë me respekt

Prindërimi modern po largohet gjithnjë e më shumë nga kontrolli i rreptë dhe po shkon drejt lidhjes, duke theksuar respektin dhe komunikimin e hapur....

Vetëm 40 vjeç, ish-sulmuesi afrikan gjendet i vdekur në banesë! Dyshimet e para

Futbolli afrikan është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të njohur, Tendai Ndoro, në moshën 40-vjeçare. Ai u gjet i vdekur në banesën...

Pjesa e makinës që po vidhet më shumë në Britaninë e Madhe

Targat e makinave janë kthyer në objektin më të dëshiruar nga bandat kriminale të organizuara në Britani, duke shënuar një rritje të raportuar të...

Kundërshtoi kolegët për testin e alkoolit, AMP arreston efektivin e ‘Shqiponja’-ve!

Eefektivi i patrullës ‘Shqiponja” të Policisë së Durrësit përfshihet në aksident duke zbardhur dita e sotme në rrugën ‘Egnatia’ teksa u përplas me disa...

Lajme të tjera

Web TV