Javë intensive/ Refoma Zgjedhore, në tryezën e dialogut dhe lista e deputetëve

SEANCE E KOMISIONIT PER REFORMEN ZGJEDHORE - Deputetet Ervin Salianji, Luan Baci, Lindita Metaliaj, Albana Vokshi dhe Damian Gjiknuri duke debatuar ne nje moment tensioni gjate nje seance te komisionit per reformen zgjedhore. Deputetet e opozites kane bllokuar seancen, duke zene vendet e anetareve te komisionit, ndersa Metaliaj dhe Vokshi kane zene vendet e kryetareve Gjiknuri dhe Alibeaj. Kjo eshte hera e dyte qe deputetet e opozites bllokojne seancen./r/n/r/nSESSION OF THE COMMISSION FOR ELECTORAL REFORM - MPs Ervin Salianji, Luan Baci, Lindita Metaliaj, Albana Vokshi and Damian Gjiknuri debating in a moment of tension during a session of the commission for electoral reform. The opposition MPs blocked the session, taking the seats of the commission members, while Metaliaj and Vokshi took the seats of the chairmen Gjiknuri and Alibeaj. This is the second time that opposition MPs block the session.

Javë intensive

Refoma Zgjedhore, në tryezën e dialogut dhe lista e deputetëve

Zhvillimet e fundit në Reformën Zgjedhore përfshijnë diskutime intensive mbi votimin e emigrantëve dhe listat e mbyllura. Me afatin përfundimtar të vendosur nga socialistët që po afron, partitë politike po përpiqen të gjejnë konsensus për këto çështje të rëndësishme, duke përfshirë edhe propozimet për kufizimin e hersit.

Ka ngelur shumë pak kohë për të mbyllur një prej reformave më të rëndësishme në vend siç është Zgjedhorja. Në datën 31 korrik pritet të skadojë afati i vendosur nga socialistët, dhe duket se gjithë aktiviteti politik do të ketë në fokus Reformën Zgjedhore pavarësisht mbylljes së sesionit parlamentar. Para pak ditësh palët u dakortësuan për sa i përket votimit të emigrantëve, e cila ishte një sfidë për partitë politike, por edhe një detyrim i lënë nga Gjykata Kushtetuese. Duket se diskutimi në Komisionin e Dialogut mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike është ndarë në dy pjesë, palët si fillim po respektojnë vendimet e Kushtetuese dhe po bëjnë ndryshimet e nevojshme, e më pas duket se do të këtë diskutime edhe për çështje të tjera poltike. Duket se për këtë propzim është rënë dakord që të draftohet dhe të dërgohet në seancën plenare për të tu votuar. Gjithësesi koha ka treguar se politika e ka gjetur gjuhën e përbashkët në minutën e fundit, ose në minutën e fundit janë tërhequr. Nuk mbetet edhe shumë kohë për të parë se çfarë forme do të marrë kjo reformë.

Hersi

Në këtë kuadër, pas votës së emigrantëve diskutimi do të jetë për çështjen e herësit. Partia Socialiste ka një propozim publik për çështjen e hersit, duke kërkuar që si limit të vendosen 7 mijë vota, nga 10 mijë që ishte ishte në zgjehdjet e 2021, por që Gjykata Kushtetetuese e gjeti në shkelje.

Lista e pjesshme

Mes palëve ka edhe propozime të tjera edhe pse nuk janë dorëzuar si draft zyrtar. Një prej tyre është edhe mbyllja e pjeshsme e listave. Synohet që 1 e 3-ta e listave të jetë e mbyllur dhe kandidatët të mos i nënshtrohen votimit preferencial, ndërsa pjesa tjetër e listës të jetë tërësisht e hapur ku kandidatët të garojnë mes tyre. Mbuyllja e 1 të 3-tës së listës si argument ka mbrojtjen e elitës së partisë e në këtë rast drejtuesit poltik në qarqe dhe ndonjë emër tjëtër që mund të vijë si hapje e partive. Gjithsesi duhet theksuar se ky variant është vetëm diskutim nga partitë politike dhe nuk ka asgjë të zyrtarizuar në letër.

Lexo edhe :  IMT aksion për lirimin e hapësirave në Sarandë, hiqen rrethimet e disa pallateve

 

4 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Bashkohemi për të çuar Tiranën përpara

4 qytetarë të kombësive të ndryshme kanë marrë nënshtetësinë shqiptare, duke u bërë tashmë pjesë e asaj që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si “skuadra shqiptare”. Në ceremoninë e betimit, kreu i Bashkisë theksoi se ky është momenti më i mirë, për t’iu bashkuar një skuadre, e cila ka si mision të përbashkët të çojë përpara Tiranën dhe Shqipërinë. “Përtej skuadrave sportive, edhe qyteti është një skuadër, edhe shtetësia është një skuadër, edhe kombi është pjesë e një skuadre. Sot ju shoh si anëtarë të skuadrës, jo vetëm si njerëz që merrni një pasaportë të re, por si njerëz që abonohen në këtë kauzë, në këtë mision, që është misioni për Tiranën dhe Shqipërinë moderne”, tha Veliaj. Sipas kreut të Bashkisë, numri i vizitorëve të huaj sot në Tiranë ka bërë që të dyfishohet popullsia e saj, duke e kthyer kryeqytetin shqiptar, nga një vend i izoluar, në vendin më të hapur dhe më kurioz për t’u vizituar nga turistët e huaj. “Ne kemi mesatarisht rreth 1 milionë turistë në muaj. Do të thotë se kemi dyfishin e popullsisë sonë çdo muaj në Tiranë, në formën e turistëve. Janë dy herë më shumë kazanët që duhen pastruar nga mbetjet, sepse prodhohet pa fund nga hotelet, airbnb, bujtinat; ka dy  herë më shumë harxhim të ujit. E shoh edhe në trafik sepse shumica e turistëve sapo zbresin marrin një makinë me qira dhe i shtohen lumit të lëvizjes së Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku. Ai theksoi se teknologjia e informacionit dhe punët digjitale janë fokusi ku duhet orientuar vëmendja e të rinjve sot. Sipas tij, punët e së ardhmes janë ato që paguhen më mirë dhe sigurojnë të njëjtin standard jetese në kryeqytetin shqiptar, ashtu si në vendet e tjera të Europës. “Nëse ke një nga këto punët e së ardhmes që paguan mirë, ke çdo gjë që mund të duhet në këtë ekosistem. Fokusi ynë ka qenë për ta orientuar Tiranën drejt këtyre punëve.”, tha Veliaj. Ai vlerësoi faktin që vitin tjetër, Tirana do jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, duke e parë këtë si një mundësi të shkëlqyer në shkëmbimin e përvojave artistike e kulturore mes trupave pjesëmarrëse.