Jeni gati? Kanë nisur përgatitjet për “BBVA 4”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndoshta për ty është shumë i freskët triumfi i Egla Cenos, ose edhe ai i Luiz Ejllit, si fitues të edicioneve “Big Brother VIP Albania 3” dhe “Big Brother VIP Albania 2”, megjithatë, për produksionin nuk ka pushim.

Përmes një fotoje në Instastory, producentja e spektaklit, Sara Hoxha, na bëri me dije se “BBVA 4” po vjen dhe po punohet për sezonin e katërt të reality show-t. Përmes një filxhani kafeje, ku shkruhej “Big Brother VIP 4 po vjen”, jemi të qartë se shpejt do të jetë gati shtëpia e famshme.

Ndërkohë, tërthorazi Ledion Liço ka lënë të kuptohet se do të jetë sërish moderator. “Pyetja më e shpeshtë që më kanë bërë miq, të njohur apo njerëz të zakonshëm që i takoj në rrugë lidhet me çlodhjen time. Në fakt, unë nuk po hapja ndonjë hekurudhë të re, për mua ‘Big-u’ nuk ka qenë një punë e lodhshme. Ishte një punë që të konsumonte kohën, pra, ti nuk kishe kohë për gjëra të tjera, por për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese dhe mezi pres që ta bëj prapë,” tha ai në emisionin “Top Arena”./E.Ç

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV