Nuk fshihen më: Adrola Dushi poston për herë të parë foto me Capital T!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse përflitej prej kohësh, prej dyshes nuk kishte pohime publik për marrëdhënien e tyre. Por deklarata e Adrola Dushit pak kohë më parë se “jam e dashuruar me djalin më të bukur shqiptar”, u mor si konfirmim i romancës së saj të shumëpërfolur të fshehtë me Capital T.

Edhe reperi e cilësoi atë si “një nga vajzat më të bukura shqiptare”, gjë që dukej si një kod sekret dashurie. Tashmë, modelja e coi këtë kod në një nivel tjetër me foton e parë të postuar së bashku me këngëtarin në profilin e saj në Instagram. ”Time Capsule, nuk zhgënjen asnjëherë”, ka shkruar ajo. Më 16 gusht, Capital T mbajti koncertin e tretë “Time Capsule” në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë. Adrolën e kemi parë gjithmonë të pranishme ndërsa këtë herë koncertin ajo e promovoi edhe në rrjetet sociale.

Për Capital T sukseset po ndjekin njëra-tjetrën, teksa nuk mund të lëmë pa përmendur këngën “Albania”, himnin e Kombëtares shqiptare në Euro 2024, hit që u dëgjua në çdo cep të botës./E.Ç

Të fundit

Flakët rrethojnë edhe Rrogozhinën, Forcat e Armatosura nisin evakuimin e banorëve

Banorët e fshatrave Spanesh dhe Kazie në Rrogozhinë kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të...

Gjoba për ata që shikojnë përmbajtje të piratuar në Greqi është deri në 5,000 euro

Në Greqi kanë hyrë në fuqi dënime të reja për qytetarët që përdorin shërbime IPTV të piratuara, dhe shumat janë shumë më të larta...

Gramsh, sërish thirrje për evakuim/ Banorët e fshatrave të largohen nga banesat urgjent!

Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje sërish për evakuime në Gramash, për shkak të përkeqësimit të situatës, lidhur me zjarret. Përmes një njoftimi, ministria ka...

Shteti që gjobit kompanitë nëse punonjësit e tyre janë mbipeshë

Një ligj unik në Japoni, i quajtur “Ligji Metabo”, synon të mbajë kombin të shëndetshëm, dhe nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet personale....

Situata kritike me zjarret/ Banorët të kontribuojnë krah për krah me zjarrfikësit!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shpërndau sot një mesazh nisur nga situata e kritike e krijuar nga zjarret në vend. “Me shqetësim të thellë po...

Lajme të tjera

Web TV