Kur gratë tradhtojnë, zakonisht ndodh për një nga këto 10 arsye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pse gratë tradhtojnë? Për dashuri? Për hakmarrje? Në shumicën e marrëdhënieve, partnerët bien dakord që marrëdhënia e tyre të jetë monogame dhe besnikëria është e domosdoshme. Një rishikim i studimeve mbi tradhtinë, sugjeron se rreth 20-25% e çifteve të martuara kalojnë të paktën një rast tradhtie gjatë marrëdhënies së tyre.

A janë arsyet e tradhtive të grave të ndryshme nga ato të burrave?

Një kërkim i fundit kishte për qëllim të mësojë arsyet pse gratë tradhtojnë. Këta studiues analizuan përgjigjet e 116 grave (dhe 138 burrave) nga disa vende të ndryshme, të cilët kishin tradhtuar më parë. Gratë rrëfyen arsyet e mëposhtme për tradhtinë e tyre:

1. Pakënaqësi në marrëdhënien e tyre aktuale (64.66%)

Arsyeja më e shpeshtë e dhënë nga gratë në lidhje me tradhtinë ishte pakënaqësia në marrëdhënie, që është një gjendje e ndërlikuar emocionale dhe mendore. Kjo mund të krijojë konflikte të vazhdueshme ose shkëputje të qartë, por kur gratë janë të pakënaqura, kjo i vendos ato (dhe marrëdhënien e tyre) në rrezik për tradhti. Gratë janë dy herë më të prirura se burrat për ta raportuar këtë si arsye të tradhtisë.

2. Ato e shihnin partnerin si të distancuar (22.41%)

Kur gratë ndihen se partneri i tyre nuk është i përfshirë në marrëdhënie, kjo mund të shërbejë si motiv për tradhti. Gratë janë katër herë më të prirura se burrat që ta shohin këtë si arsye të fortë për tradhtinë e tyre.

3. Dëshira për hakmarrje (15.52%)

Kur gratë zbulojnë se partneri i tyre kanë tradhtuar, kjo mund t’i motivojë ato të bëjnë të njëjtën gjë. Femrat janë pesë herë më të prirura se burrat për të tradhtuar për këtë arsye.

Lexo edhe :  Nëse doni të vizitoni këtë plazh do t’ju duhet të rezervoni përmes një aplikacioni...

4. Ato janë të mërzitura ose kërkojnë diçka të re (12.93%)

Gratë mund ta shohin tradhtinë si një mundësi tërheqëse. Ndërsa rreth 5% e grave treguan se kërkimi i risisë shpjegonte flirtin e tyre, pothuajse 8% thanë se mërzia ishte arsyeja që ato tradhtuan.

5. Ato janë të pakënaqura seksualisht (8.62%)

Kur gratë janë të pakënaqura me jetën e tyre seksuale me partnerin, ato mund ta përdorin këtë si arsye për të kërkuar partnerë të tjerë seksualë.

6. Ato kanë mundësi, janë nën ndikim ose janë të udhëhequra nga pamaturia (7.76%)
Shpesh këto situata fillojnë me disa flirtime dhe gjatë këtyre situatave “të nxituara” ato nuk mendojnë për pasojat.

7. Nevoja për t’u ndjerë të vlerësuara (6.90%)

Të ndihen të vlerësuara dhe të kuptuara është shumë e rëndësishme, dhe nëse gratë nuk ndihen të vlerësuara në marrëdhënie, kjo mund të shërbejë si arsye për tradhti.

8. Ato dashurojnë ose dëshirojnë personin tjetër(6.89%)

Në çfarë mase cilësitë e partnerit me të cilin tradhtojnë ndikojnë në tradhtinë e grave? Për çudi, shumë pak. Shumica e arsyeve që gratë përdorin për të shpjeguar tradhtitë e tyre janë të lidhura me marrëdhënien e tyre kryesore.

9. Ato e dinë që marrëdhënia e tyre po përfundon (6.03%)

Ndarjet janë të vështira, por rrallë ndodhin papritmas. Ndoshta tradhtia është arsyeja që u duhet për të përfunduar marrëdhënien ose ndoshta është e lidhur me dhimbjen e ndarjes.

10. Marrëdhënia e tyre është në distancë të largët (3.45%)

Një pjesë e vogël e femrave fajësojnë distancën për tradhtinë e tyre. Kur çiftet jetojnë në vende të ndryshme, ka më shumë mundësi për një tradhti./E.Ç

Të fundit

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

SHBA gati për luftë? Bombarduesit B-2 fluturojnë në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim...

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Me kaq shumë tekste të lashta nëpër botë, ju mund të pyesni veten se cili alfabet u zhvillua i pari. Me fjalë të tjera,...

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që...

Lajme të tjera

Web TV