10 vendet ku njerëzit bëjnë gjumin më të keq: Ja cili kryeson listën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjumi i keq është problem për shumë njerëz, sepse dihet që kjo ndikon në shëndetin, por edhe mbarëvajtjen e ditës dhe punëve tuaja. Sipas “National Council of Aging”, 30% e të rriturve kanë simptoma të pagjumësisë dhe një studim i ri tregon se në cilat shtete njerëzit bëjnë gjumin më të keq.

Kompania OneBed analizoi faktorë të ndryshëm që ndikojnë në cilësinë e gjumit për të zbuluar se në cilat prej tyre flihet më keq. Kjo përfshin orët mesatare të gjumit në natë, indeksin e cilësisë së ajrit, nivelet e ndotjes akustike, nivelet e stresit, kërkimet mujore në Google për shprehjen “privimi i gjumit” dhe ilaçet kundër pagjumësisë.

Secili faktor u analizua për të përcaktuar ndikimin në cilësinë e gjumit dhe vendeve iu dha një rezultat i përgjithshëm duke marrë parasysh të gjithë këta faktorë.

Ata zbuluan se njerëzit në Australi kanë zakonet më të këqija të gjumit, me një mesatare prej 6.24 orë gjumë në natë. Australianët kishin një vëllim të lartë kërkimesh në Google për kurat e dedikuara për problemet me gjumin dhe nivelet e larta të ndotjes akustike.

Australia u ndoq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kishin kohëzgjatjen mesatare më të ulët të gjumit prej vetëm 5.70 orë në natë. SHBA kishte gjithashtu mbi 1.1 milionë kërkime mesatare mujore për “privimin e gjumit” dhe “mjetet kundër pagjumësisë” dhe nivele të larta të ndotjes akustike.

Më shumë se 1/3 e amerikanëve raportojnë se flenë më pak se 7 orë gjatë ditës. 13.5% e të rriturve mbi 18 vjeç janë shprehur se ndihen të lodhur ose të rraskapitur shumicën e ditës dhe 10% kanë pagjumësi aq të madhe, sa ndikon edhe në aktivitetet e tyre të përditshme.

Lexo edhe :  Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Sipas studimit, kjo është renditja e vendeve ku njerëzit bëjnë gjumin më të keq në botë:

#1 Australia

#2 Shtetet e Bashkuara

#3 Filipinet

#4 Mbretëria e Bashkuar

#5 Meksika

#6 Singapori

#7 India

#8 Koreja e Jugut

#9 Brazili

#10 Izraeli

Mungesa e gjumit sjell shumë pasoja në shëndetin e njerëzve, duke rritur rrezikun e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, sëmundjeve të veshkave, obezitetit dhe diabetit të tipit 2, sipas klinikës Mayo./E.Ç

Të fundit

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Fluks në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje dhe dalje afro 38 mijë...

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18 gusht 2025, presidenti i Ukrainës...

Lajme të tjera

Web TV