Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në fjalën e tij në konferencën e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, është shprehur se me këtë konfencë ringjallet një traditë të dobishme për diplomacinë tonë.
Hasani tha se Ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm do të energjizojë diplomacinë.
“Mirënjohësja shkon dhe për kolegët, shqiptarë dhe të huaj që do të bëhen pjesë e kësaj konference treditore.
Pa nguruar dua të them që diplomacia jonë është e hapur për të përballuar sfida dhe jemi gati për të mbajtur një konferencë tre ditore. Kjo konferencë do të jetë një takim i përvitshëm, që të ringjallim një traditë të dobishme për diplomacinë tonë.
Vitet e fundit, politika e jashtme e Shqiperise ka njohur rritje me rëndësi, Samiti i Ukrainës, këshilli i OKB dhe lista do të zgjatet. Sigurisht këto kanë bërë që të jemi kryelart dhe nuk na lejohet të ulet ritmi i punës. Doja të theksoja që edhe pse vend i vogël, kemi ditur të bëhemi të rëndësishëm. Diplomacia do të ketë një fytyrë të re që do të shërbejë si një urë komunikimi mes aktorëve të jashtëm dhe botës civile.
Shumë shpejt do të kemi një ligj të ri për Shërbimit të Jashtëm, synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë, që do të shërbejë për marrëdhëniet jashtë dhe brenda vendit. Ligji i ri nuk do të jetë streha e të paaftëve e mediokreve, por atyre që e duan këtë profesion. Do të hapë dyert e shërbimit të jashtëm për këdo shqiptar që bashkëpunon me organizata dhe do të stimulojë të gjithë ata që e duan këtë profesion./kb