“Je rrahja e zemrës për familjen tonë”, vajza e Arbana Osmanit feston sot ditëlindjen

Vajza e Arbana Osmanit dhe bashkëshortit të saj Eduart Grishaj, Zoi, sot feston ditëlindjen dhe mbush 2 vjeç.

Krahas fotos së publikuar në Instagram, moderatorja ka zgjedhur fjalët më të veçanta për ta uruar të voglën e saj dhe për ti treguar asaj se sa me fat ndihet.

“Gëzuar ditëlindjen jeta ime, bekimi im, dhurata më e bukur ever. Je rrahja e zemrës së familjes sonë!”, shkruan Arbana.

Urimet kanë qenë të shumta ndërsa kujtojmë se e vogla e familjes erdhi në jetë dy vite pas lindjes së Diellit, djalit të dytë të moderatores./E.Ç