Përgatitjet për në shkollë/ Shpenzimet: 1500 lekë deri në 7000 lekë për t’u ulur në bankë

Më 9 shtator fillon shkolla, e pritet që në ditët e fundit të mbetur pushim fëmijët bashkë me prindërit e tyre do t’u drejtohen kancelarive për të blerë fletoret lapsat e mjetet e tjera shkollore.

Një pjesë duket se e kanë siguruar dhe thonë se kanë harxhuar afro 6 mijë lekë

Ka nga ato që tregojnë se kanë marrë vetëm librat që janë falas ndërsa materialet shkollore ende nuk I kanë marrë

Jashtë kamerave shitësit tregojnë se për një nxënës shpenzimet minimale shkojnë 1500 lekë, ndërsa ato maksimale 7 mijë lekë./    S.M