Kryetari i PD-së, Sali Berisha është nisur pak më parë drejt SPAK-ut, ku do t’i komunikohet akuza për dosjen “Partizani”.
Në një prononcim për gazetarët, Berisha tha se ndihet më i motivuar se kurrë për përballje dhe fitore.
“Unë ju prisja ju atje që tëbëja deklaratën time, atje dua ta bëj. Ndihem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë, për fitore, për të gjitha”, u shpreh ai.
Kreu i PD-së i cilësoi akuzat e ngritura ndaj tij si trillime dhe vendime politike të kryeministrit Edi Rama.
“Një trillim fund e krye, një vendim politik i Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë nuk do t’ja japim”, deklaroi Berisha./ S.M