Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pasuritë e dyshimta, Meta akuzon SPAK-un për komplot politik  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partise se Lirise, Ilir Meta, komentoi hetimet ndaj tij duke akuzuar kreun e SPAK se po pwrdoret politikisht pwr tw asgjwsuar opozitwn. Gjithashtu pranoi se po hetohen persona qw dikur i ka pasur tw afwrt. Meta: “Kanë gjetur diçka, por jo rreth meje, rreth njerëzve që dikur kam pasur pranë dhe tani po përpiqen t’i përdorin si të penduar për të më sulmuar”.

Presidenti i Partisw sw Lirisw, Ilir Meta, mohoi kategorikisht se mund të ketë ndonjë pasuri të fshehur jashtw vendit, ndërsa theksoi se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Kwtw deklaratw e bwri djw nw njw konferencw shtypi me median, teksa nuk ngurroi tw akuzonte Prokurorinw e Poosaccme sit w pwrdorur nga kundwrshtarwt e tij. Ai e konsideroi hetimin një “përpjekje politike” për të goditur opozitën dhe lëshoi akuza të rënda ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, pwr tw cilin tha se po vepron nën urdhrat e qeverisë për të dobësuar udhëheqësit e opozitës. Meta shtoi se pavarësisht përpjekjeve për ta sulmuar, nuk do të largohet nga skena politike dhe do të vazhdojë të luftojë për kauzat e tij. Në një konferencë për shtyp të mbajtur në selinë e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-presidenti dhe kreu aktual i kësaj partie, u përball me pyetje të gazetarëve lidhur me një hetim të mundshëm nga SPAK për transaksione të dyshimta dhe pasuri të paluajtshme jashtë vendit. Në korridoret e SPAK thuhet se Meta është në qendër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por Meta mohoi kategorikisht çdo akuzë, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të minuar opozitën. “Askush nuk mund të gjejë asgjë që të jetë kundër ligjit në lidhje me veprimtarinë time. Asnjë veprim të paligjshëm, asnjë llogari gjëkundi, asnjë pronë të padeklaruar apo të fshehur,” theksoi Meta në përgjigje të pyetjeve rreth akuzave për transaksione të dyshimta financiare dhe pasuri jashtë Shqipërisë. Hetimi ndaj Metës është pjesë e një dosjeje që përfshin deklarata nga individë të afërt me të. Meta zbuloi se hetuesit e SPAK kanë përqendruar vëmendjen e tyre jo mbi të, por mbi disa njerëz që dikur kanë qenë të afërt me të dhe që, sipas tij, po përdoren për ta futur në kurth. “Kanë gjetur diçka, por jo rreth meje, rreth njerëzve që dikur kam pasur pranë dhe tani po përpiqen t’i përdorin si të penduar për të më sulmuar,” tha Meta, duke iu referuar përpjekjeve për të inskenuar biseda ambientale dhe për të manipuluar opinionin publik. Meta lëshoi akuza të ashpra ndaj drejtuesit tw SPAK Altin Dumanit, duke e cilësuar atë si një vegël të qeverisë për të eliminuar opozitën e vërtetë. Sipas Metës, Dumani është duke ndjekur një agjendë politike që ka për qëllim të dobësojë Partinë e Lirisë dhe partitë e tjera opozitare, për të instaluar atë që Meta e quajti një “opozitë të rreme” të kontrolluar nga qeveria e Edi Ramës. “Ilir Meta është këtu dhe do të jetë gjithmonë këtu”, deklaroi Meta. “Dum-Dumani ka vetëm një qëllim, të përdorë njerëz të korruptuar dhe të kapur për të goditur udhëheqësit e vërtetë të opozitës, dhe për të krijuar një fasadë opozitare që garanton pandëshkueshmërinë e Ramës”. Meta vazhdoi me kritika të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, duke pretenduar se SPAK dhe organet e drejtësisë janë të përdorura për të mbuluar skandalet më të mëdha të qeverisë, përfshirë çështjen e inceneratorëve, të cilën e cilësoi si një ndër skandalet më të mëdha të korrupsionit në historinë moderne të Shqipërisë. “Krimet që kanë ndodhur në Shqipëri janë grabitje pa maska, në mes të ditës,” tha Meta, duke iu referuar skandalit të inceneratorëve dhe duke shtuar se këto krime po trajtohen si “krime intelektuale” për të justifikuar pandëshkueshmërinë e tyre. Meta gjatë karrierës së tij është përballur shpesh me akuza për korrupsion dhe përfshirje në skandale. Megjithatë, Meta ka mohuar gjithmonë këto akuza, duke i cilësuar ato si sulme politike të orkestruara nga kundërshtarët e tij. Kjo nuk është hera e parë që Meta përballet me hetime nga organet e drejtësisë. Në të kaluarën, ai është hetuar për çështje të tjera, përfshirë akuzat për korrupsion gjatë mandatit të tij si ministër dhe kryeministër. Megjithatë, asnjëherë nuk është provuar fajësia e tij në këto raste. Në fund të konferencës, Meta ripërsëriti vendosmërinë e tij për të vazhduar betejën politike dhe për të mbrojtur kauzat e tij. “Unë do të jem gjithmonë këtu, nuk kam frikë nga asgjë,” theksoi ai, duke e mbyllur me një mesazh të qartë për kundërshtarët e tij politikë dhe drejtësinë shqiptare.

Të fundit

Trajnerë personalë, jahte dhe avionë privatë/ Jeta sekrete e dy djemve të Putinit

Në qershor, Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë raportoi se imazhet satelitore kanë treguar se rezidenca turistike, Valdai,...

Mbytja e Titanit, nëndetësja ka pasur probleme disa ditë para udhëtimit

Nëndetëses Titan iu desh të ndërpriste një zhytje vetëm disa ditë përpara shpërthimit që vrau pesë pasagjerët e saj ndërsa eksploronin rrënojat e Titanikut,...

Dita Ndërkombëtare e Paqes/ Mesazhi i Begaj: Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës

Presidenti Bajram Begaj, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, u shpreh se po jetojmë në një botë të trazuar ku konfliktet përbëjnë rrezik serioz për...

Sot luhet derbi, Policia del me masat e ashpra

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”/ Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi se nxënësit duhet të inkurajohen ta ndjekin atë, pasi ofron...

Lajme të tjera

Web TV