Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Komuniteti Mysliman kundër nismës së Ramës dhe Baba Mondit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuniteti Mysliman Shqiptar reagoi zyrtarisht dje duke e cilësuar idenë e kryeministrit për krimin e një “shteti Bektashi” në Tiranë, si të rrezikshme që ndikon në prishjen e harmonisë fetare dhe shkel  Kushtetutën. Nisma e Ramën e mbështetur nga Baba Mondi, për një “Vatikan Bektashi”, tashmë ka marrë reagime të shumta dhe trazim edhe në komunitetet e tjera fetare.

Ideja që hodhi kryeministri Edi Rama për një shtet bektashi brenda shtetit shqiptar ka trazuar ujrat Brenda komuniteteve fetare në Shqipëri, e cila në arenën tonë dhe ndërkombëtarë cilësohemi si vendi “perfekt” për tolerancën fetare. Reagimi i parë ka ardhur nga brenda fesë përfshirëse të Bektashizmit. Komuniteti Musliman Shqiptar ka reaguar pas deklaratave të kreut të Bektashinjëve baba Edmond Brahimaj dhe kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti brenda shtetit. KMSH e ka konsideruar këtë nismë të qeverisë si një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Për themelimin e një mikroshteti sovran të Urdhrit Bektashi, KMSH shpreh shqetësimin për deklaratat publike ku flitet për “Islamin modern”, “Islamin shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës. Më tej në reagim thuhet se Shqipëria nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit. “Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë. Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate. Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare. Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend”, thuhet në deklaratën për shtyp të Komitetit Musliman Shqiptar. KMSH nënvizon më tej se kjo nismë për të cilën janë njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë. “Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë. Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim. Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tone”, thuhet në deklaratën e Komitetit Musliman.

Reagimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në rrjetin social “X” librin “The Albanian Bektashi- History ande culture of a Dervish in the Balkans”, të autorit Robert Elsie duke e sugjeruar si një vepër për këdo që është i interesuar të mësojë për historinë dhe kulturën e Urdhrit Bektashi. Rama e cilësoi Urdhrin Bektashi si një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë. Vetëm pak ditë më parë në prestigjiozen amerikane Neë York Times u raportua se në Tiranë po projektohet krijimi i një mikroshteti, i stilit të Vatikanit në Romë, për besimtarët bektashinj. Për potencialin e krijimit të këtij shteti sovran, Rama foli edhe para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Neë York, duke nënvizuar se shqiptarët ndër histori kanë dhënë shembuj të tolerancës fetare. “Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë, ku Selia botërore e bektashinjve është krijuar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkroi Rama.

Lexo edhe :  Marrëveshja për emigrantët/ Rama flet për median italiane: Kostot janë të qeverisë tuaj

Reagimi i Metës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë këtë të hënë në një konfrencë për shtyp ku nuk ka lënë pa prekur edhe temën më të nxehtë që është hedhur për “përdorim” në arenën politike por edhe mes grupimeve fetare. Lidhur me “Vatikanin Bektashi” në Tiranë, ai tha se ide ishte e papritur dhe ka sulmuar shefin e Qeverisë Edi Rama i cili e përdori për herë të parë këtë ide në një prej prestigjozeve amerikane. Ai tha se Rama po e përdor këtë nismë për qëllime politike. Sipas tij kjo ide mund të kthehet në precedent për rajonin tonë. “Shashkë politike ku Rama është përfshirë vetë, çdo përpjekje politike dhe diplomatike për të promovuar jo vetëm një nga vlerat tona kombëtare, por dhe për ta identifikuar Shqipërinë si qendër bektashiane është e mirëpritur, por nuk mund të keqpërdoret si agjendë politike, aq më tepër kur nuk janë të konsultuara dhe që rrezikojnë të kthehen në precedent për rajonin tonë”, tha Meta.

Ideja e shtetit brenda shtetit

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të dielën deklaroi se Shqipëria ishte e gatshme që të transformonte Urdhrin Botëror Bektashi në “një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar”, të ngjashëm me Vatikanin. Kjo ide e padëgjuar më parë u paralajmërua më herët nga Rama në një intervistë për Neë York Times, sipas së cilit qëllimi i këtij mikroshteti ishte promovimi i një Islami tolerat.  Kryegjyshi bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj e duartrokiti idenë e Ramës dhe tha përmes një deklarate se ‘shteti i ri” nuk kishte të bënte me politikën, por me udhëheqjen shpirtërore. “Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative,” thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat. Ideja e Ramës për një “shtet sovran bektashi” u prit megjithatë me rrudhje vetullash dhe vlerësohet nga analistë të politikës si e çuditshme dhe absurde.

Të fundit

FOTO/ Shifra marramendëse, sa kushtoi veshja e Megi Pojanit?

Megi Pojani, është moderatorja që përballet me tepër me kritika në lidhje me publikimet që ajo bën në rrjetet...

Revista amerikane ‘Islands’: Plazhi i Pasqyrave sfidon destinacionet ikonë tropikale

Kur planifikoni pushime në plazh, shumica prej jush mendojnë për destinacionet tropikale si Karaibet dhe Greqinë, ndërsa disa nga plazhet më të mira në...

Çfarë pasojash ka zemërimi dhe emocionet negative tek zemra

Emocioni i zemërimit është një nga më sfiduesit dhe më drobitësit për shpirtin dhe organizmin. Zemërimi shpesh është burimi i zgjedhjeve të gabuara, marrëdhënieve të...

Përse Argita përpiqet të sqarojë një dosje që po shkon në gjykatë?

Nga Mero Baze Të mërkurën SPAK komunikoi përfundimin e hetimeve për ish-Klubin Partizani, ku është implikuar familja Berisha dhe të afërm të dhëndrit të tij....

A do të kandidojë për deputete? Ja si përgjigjet Argita Malltezi

Për  një emision televiziv , Argita Malltezi Berisha tha se njeriu duhet ta provojë vetën në raport me votuesit kur u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV