Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Dosja Xhafaj”/ Salianji në burg, PD në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe i deleguari në qarkun e Elbasanit për të menaxhuar fushatën elektorale për zgjedhjet parlamenatre që do të mbahen në maj 2025 është dorëzuar dje në polici, pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me një vit burg. Në PD janë të bindur se dënimi i Salianjit dhe gazetarit Jetmir Olldashi, të akuzuar për “kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim”, janë hakmarrje e kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit socialist Fatmir Xhafaj.

Gjithçka lidhet me një audiopërgjim të publikuar nga PD dhe gezetari investigative Jetmir Olldashi në vitin 2018, ku dyshohej se përfshihej në bisedë kompromentuese në trafikun e narkotikëve, Agron (Geron) Xhafaj, vëllai i ministrit të brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj. Pas gjashtë vitesh në dyert e gjyqësorit Gjykata e Apelit vendsi të dënojë me një vit burgim deputetin demokrat Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi dënim me shërbim prove pasi për gjykatën janë fajtorë në “inskenimin e kësaj ngjarje”. Tashmë Salianji nga dje ka nisur të kryejë ditën e parë të burgut, por jashtë ka lënë tensin… Ai u paraqit përpara Drejtorisë së Policisë në orën 17:00 reagoi edhe për median.

Ai tha se kjo është një betejë që nuk përfundon dhe se do t’i çmontojnë banditët. “Është një betejë që nuk përfundon. Asnjë sakrificë nuk shkon dëm, në përballje me regjimin secili merr kostot e veta, shumë prej qytetarëve që janë mbledhur këtu, kanë vuajt represionin e qeverisë e vuan në mënyrë të përditshme goditjen që u bën përmes përdorimit të institucioneve, vjedhjes, tatimeve, doganave, policisë, përmes varfërisë, banditëve. Ne do ti çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve dhe qytetarëve do të vijë”, tha Salianji. Pasi doli nga selia blu, Salianji mbajti një deklaratë tjetër. Ai tha se do të përballet me regjimin aty ku ia ka kërkuar. “Çdo përpjekje që kam bërë dhe do bëj është për interesin publik, këta s’do ngopen me të keqen, ne s’do ngopemi duke bërë mirë dhe të forcojmë demokracinë ku të sundojë shteti i së drejtës.

Pavarësisht se gjatë diskutimeve, grupi i PD ka vendosur të ngujohej me idenë e një përplaste që qartë duke qenë se është vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballen kudo që ta kërkojnë, duke privuar lirinë 1 vit, do ta bëj betejën aty. Beteja do jetë një betejë që shpresoj të frymëzojë të gjithë qytetarët. Ne s’jemi siç thotë Edi Rama, që më të mirë se ne s’ka, ne jemi më të mirë se ta”, tha Salianji.

Dita e fundit në liri…

“Sot është dita ime e fundit në liri. Do të shihemi sërish pas një viti”, deklaroi Salianji para gazetarëve. Ai tha se ka një nxitim nga ana e Prokurorisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit për ta prangosur atë, pa i dhënë të drejtën e apelimit të vendimit të djeshëm. “Kam komunikuar që dje me Drejtorinë e Policisë dhe prokurorët për ti thënë që jam gati, çfarë ju duhet se këta nuk të gjejnë dot. I keni parë ju të gjithë grupet kriminale del urdhërarresti nga SPAK vetëm letra i mbetet në dorë, por njerëzit ikin. Unë nuk hyj tek ata, unë jam nga ata që përballem. Duke qenë se e kanë dhe me nxitim vetë. Por proceduara është se prevalon e drejta e ankimimit, përpara ekzekutimit të vendimit, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz që nuk kanë ndonjë rrezikshmëri. Pa pasur unë një vendim të Gjykatës së Apelit për të bërë ankimin në Gjykatën e Lartë, Apeli ja ka çuar Prokurorisë së Tiranës dhe është hedhur shorti për zgjedhjen e prokurores. Kjo është bërë për të ndaluar kandidimin tim në zgjedhjet e 2025 për të mos qenë në fushatë apo në listën e kandidatëve. Në lidhje me vendimmarrjen jemi duke diskutuar në mbledhjen e grupit dhe ka mendime të ndryshme nga kolegët të cilët do të dëgjoj dhe më pas do të marrin vendimin”, tha ai. Opozita akuzon se Gjykata e Apelit mori një vendim të imponuar nga mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama. Për PD-në, dënimi i Salianjit është “shpallje lufte”.

Lexo edhe :  “Jam i dënuar politik”, Salianji, komunikimi i fundit para arrestimit

 

Dënimi i Salianjit, reagon Lapaj: Mban shumë erë ky vendim

 

Adriatik Lapaj, nga “Shqipëria Bëhet”, ka reaguar për dënimin me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji. Në një postim në Facebook, ai shkruan se edhe pse me Partinë Demokratike është përballë, për dënimin e Salianjit shkruan se kjo situatë mban erë e kutërbon. “Pra, deputeti Salianji akuzohej për “Kallëzim të rremë” sipas nenit 305 të Kodit Penal. Referuar përmbajtjes së dispozitës dënimi që ajo parashikon është me gjobë ose burg deri në 5 vite. Ligjvënësi ka parashikuar se ndëshkimi për këtë vepër nis nga gjoba pikërisht në ato raste kur nga rrethanat e veprës nuk del rrezik i lartë për shoqërinë. Nisur nga faktet rezulton se deputeti denoncoi publikisht një fakt, i cili u provua pasi vëllai i ministrit përfundoi në burg. Thënë ndryshe edhe pse denoncimi brenda mund të ketë pasur shkelje ligji (në disa nga aspektet e veta) në thelb ka qenë i provuar sa kohë subjekti i denoncimit shkoi në burg për llogari të drejtësisë italiane. Nga eksperienca ime profesionale për këtë lloj vepre kam vërejtur se gjykatat tona nuk e kanë aplikuar dënimin me burg. Atëherë pse dënim me burg për një deputet që denoncoi një fakt të vërtetë kur praktika për këtë vepër nuk ka aplikuar burgun?Unë me subjektin politik që Ervin Salianji përfaqëson jam përballë, por kjo situatë mban erë e kutërbon, kur pikërisht sot Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën e “arrestit me burg” për 2 nga drejtorët e 5D që akuzohen se kanë përlarë dhjetëra milionë euro nga taksat tona. Mban erë kur dënohet me burg një njeri që akuzoi një fakt dhe nuk shkojnë në burg ata që vodhën 400 milion euro të incineratorëve e me radhë. Shkon në burg një njeri që denoncoi një fakt, por as nuk nis hetim fare ndaj atyre që nga arroganca i shkaktuan Shqipërisë 110 milion euro dëm ndaj Beketit. Mban shumë erë!”, shkruan Adriatik Lapaj.

 

Të fundit

“Burgosja e Salianjit, moment i vështirë për PD-në”/ Tabaku: Ja si do vazhdojë protesta

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se dënimi me një vit burg për deputetin Ervin Salianji është një...

Sa nga 1.75 milionë zgjedhësit në emigracion do të votojnë me postë?

Nga Eduard Zaloshnja Portali Shqiptarja.com zhvilloi një sondazh online, fill pasi KQZ-ja publikoi draftin e rregullores për regjistrimin e zgjedhësve në emigracion që duan të...

Shenjat që paralajmërojnë probleme të mushkërive, ja çfarë duhet të keni kujdes

Mushkëritë luajnë një rol kyç në rregullimin e funksioneve të organeve të tjera në trupin e njeriut. Ato janë në punë çdo sekondë të...

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Zall-Herr

Forcat e Repartit të Operacioneve Speciale në Zall-Herr do të kenë shumë shpejt qendrën multifunksionale, punimet për të cilën janë realizuar aktualisht në masën...

“As ju plas për Salianjin”/ Braçe e thotë hapur: Ja arsyeja pse po i nisin protestat

Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar dënimin e Ervin Salianjit dhe paralajmërimet e PD-së, për nisjen e protestave më 6 tetor. “Është antishqiptarizmi! As ju...

Lajme të tjera

Web TV