Olta Gixhari opinioniste e Big Brother VIP Kosova 3

Aktorja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Olta Gixhari, është zyrtarisht opinioniste e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo do të jetë në krah të Milaim Zekës, i cili gjithashtu do të mbajë rolin e opinionistit në këtë edicion.

Olta, e cila kishte një performancë të jashtëzakonshme në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, është shumë e dashur për publikun dhe sjell një eksperiencë të vlefshme në këtë format./E.Ç