29 tetor 1923/ Turqia, shpallet Republikë, Ankaraja zgjidhet kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 29 tetor të vitit 1923, Turqia, shpallet Republikë pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane. Traktati i Lozanës i 24 korrikut 1923 çoi në njohjen ndërkombëtare të sovranitetit të “Republikës së Turqisë” të formuar rishtazi si shtet pasardhës i Perandorisë Osmane, dhe Republika u shpall zyrtarisht më 29 tetor 1923. Ankaraja gjithashtu u zgjodh si kryeqytet, pasi më parë këtë atribut e mbante Stambolli i cili, mbeti qyteti më i rëndësishëm pas saj. Mustafa Kemal Ataturk, do të ishte lideri i parë i Turqisë modern.

Turqia është një shtet transkontinental në Euroazi, që shtrihet kryesisht në Azinë e Vogël dhe me një pjesë të vogël në Gadishullin Ballkanik në Evropë. Turqia është një republikë parlamentare, demokratike e sekulare me një trashëgimi të shumëllojshme kulturore. Turqia kufizohet me tetë vende: me Greqinë në perëndim; me Bullgarinë në veriperëndim; me Gjeorgjinë në verilindje; me Armeninë, Azerbajxhanin e Iranin në lindje, me Irakun në juglindje dhe me Sirinë në jug. Turqia në perëndim laget nga Deti Egje, në veri nga Deti i Zi dhe në jug nga Deti Mesdhe. Bosfori, Deti Marmara dhe Dardanelet e ndajnë Trakinë dhe Azinë e Vogël; gjegjësisht Evropën dhe Azinë. Vendndodhja e Turqisë i ka dhënë asaj rëndësi gjeopolitike dhe strategjike përgjatë historisë.

Kalendar

1863 – Formohet Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

1901 – Leon Czolgosz, vrasësi i presidentit amerikan William McKinley, u ekzekutua në karrige elektrike.

1922 – Mbreti italian Victor Emmanuel III zgjedh Benito Mussolinin Kryeministër.

1923 – Mustafa Kemal Atatürk shpalli Turqinë Republikë.

1956 – Në krizën e Kanalit të Suezit, Izraeli pushton Gadishullin egjiptian të Sinajit.

1983 – Tërmet në Turqi, mbeten të vdekur 1,300 njerëz.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV