Atentati me tre viktima në Shkodër, qytetarët të tronditur: Jemi të rrezikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masakra me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur e ndodhur pasditen e së mërkurës në Shkodër, 2 prej të cilëve qytetarë të rastësishëm që nuk kishin lidhje me atentati ka tronditur opinionin publik në mbarë vendin dhe veçanërisht në kryeqendrën e veriut.

Të pyetur nga mediat, qytetarët e Shkodrës ndihen të trembur dhe të rrezikuar, në mungesë totale të sigurisë për jetën e tyre.

“Asnjë siguri nuk kemi”, thotë një e moshuar

“Njerëzit ndihen të pasigurt në qytetin e Shkodrës sot. Jo vetëm unë, por të gjithë ndihen të pasigurt. Mua më kanë ikur fëmijët nga Shqipëria, jam mërzitur kur kanë ikur kurse sot kur shoh këtë gjendje them shyqyr që kanë ikur. Ndihet mungesa e shtetit, e policisë, është inekzistente në Shkodër. Mendoj se ka segmente të policisë që bashkëpunojnë me bandat”, shprehet një qytetar.

Një atentat i përmasave mafioze tronditur njw ditw mw parw Shkodrën, duke lënë pas tre viktima dhe një të lënduar rëndë. Viktimat e sulmit me armë janë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe kalimtarja Flutura Basha, e cila ndodhej rastësisht në vendngjarje. Sulmi ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, ku në orën 15:50, persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj një automjeti me targa kroate, ku ndodheshin Lici dhe Bushati.

Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u ekzekutua në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po lëvizte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u vra në sulm. Bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital./   S.M

Të fundit

Pica me ananas kushton 100 euro/ Videoja nga një restorant në Maltë bëhet virale

Një turiste mbeti e shtangur pasi vuri re çmimin marramendës të një pjate të diskutueshme në një piceri në...

Mos i hidhni kot/ Ushqimet që mund t’i hani edhe pas datës së skadimit

Shumë njerëz kanë frikë të konsumojnë produkte të cilave u ka kaluar data e përdorimit, por në fakt, disa ushqime janë plotësisht të sigurta...

Një shenjë e zakonshme në kyçin e këmbës mund të tregojë kolesterol të lartë

Çdokush mund të ketë kolesterol të lartë, që ndodh kur sasi të tepërta të kësaj substance yndyrore natyrale grumbullohen në gjak. Kolesteroli prodhohet nga mëlçia...

OBSH: Situata në Gaza është shqetësuese, “uria masive” po përhapet me shpejtësi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për situatën në Gaza. Kriza humanitare ke prekur qindra mijëra njerëz, dhe më të rrezikuar janë edhe...

Partia e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës

Partia Social-Demokrate ka kërkuar që të djegë listën e mbyllur të qarkut të Tiranës. Burime bëjnë me dije se PSD ka kërkuar në KQZ që...

Lajme të tjera

Web TV