Rama ndan pamje nga punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në aksin rrugor Elabsan-Qafë Thanë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehe se ky aks është pjesë e Korridorit VIII.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga puna në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë Durrës–Elbasan–Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari./K.B