Faktorët që paralajmërojnë fundin e një marrëdhënieje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të duket e çuditshme, por e hëna është dita më e zakonshme e ndarjeve. Dhe kur të mendoni për këtë, ndoshta ka kuptim: Stresi i fillimit të javës mund të jetë një shkak që çon njerëzit të prishin marrëdhëniet që po vuajnë prej kohësh. Ja cilat janë pesë faktorët kryesorë që mund të paralajmërojnë një ndarje të afërt:

1. Historitë e vjetra nuk ju lënë të qetë

Sa më shumë ish-partnerë të keni pasur, aq më lehtë mund të ndjeni kur diçka s’po shkon. Mendja juaj mund të fillojë të krahasojë momentet e vështira të marrëdhënies aktuale me përvojat e së shkuarës: “Kjo më kujton atë që bëri (X).” Mësimet e hidhura nga marrëdhëniet e së shkuarës mund të ndikojnë në vendimin tuaj për t’u larguar.

2. Nuk po e menaxhoni më marrëdhënien si dikur

Komunikimi, empatia dhe aftësia për të zgjidhur konfliktet janë çelësi për një marrëdhënie të gjatë. Nëse këto aftësi mungojnë, mos u çudisni kur gjërat të shkojnë keq. Sa më të pajisur të jeni për të përballuar “tërmetet” emocionale, aq më shumë shanse ka që të mbijetoni.

3. Keni pak ose aspak dëshirë për t’u përfshirë në marrëdhënie

Një marrëdhënie pa një qëllim të qartë është më e prirur për t’u shkatërruar. Nëse të dy nuk jeni duke investuar në marrëdhënie është shumë më e lehtë të shihni derën më të afërt të daljes. Një angazhim i dobët shpesh është më i lehtë për t’u ndërprerë se një që ka rrënjë më të thella.

4. Kontrolli i tepërt ju krijon ndjesi “mbytëse”

Njerëzit e pavarur (ata që nuk duan t’u cënohet liria) shpesh marrin hapin e parë për të ndarë rrugët me partnerin kur ndihen të mbytur. Në të kundërt, personat që janë të varur nga partneri dhe të pasigurt për ndjenjat e tyre zakonisht kanë frikë nga ndarja dhe luftojnë të mbajnë marrëdhënien, edhe kur ndihen të pashpresë.

Lexo edhe :  Gjesti fut dy produksionet në “sherr”, BBVK anulon videon e shumëpritur

5. Jeni vazhdimisht të tunduar nga “opsionet e tjera”

Kur mendoni se mund të keni mundësi më të mira, apo kur lidhja juaj nuk ju jep entuziazmin e dikurshëm, mund t’ju rritet tundimi për t’i dhënë fund lidhjes ekzistuese dhe të përfshiheni në një raport emocionues.

Nëse mendoni se marrëdhënia po lëkundet, ndaloni për një moment dhe mendoni: A është kjo një frikë momentale apo diçka më e thellë? E ndoshta, herën tjetër që hidhni një monedhë për të marrë vendimin përfundimtar, përgjigjen e dini brenda vetes para se ajo të bjerë në tokë./E.Ç

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV