Frika nga gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importet nga shumë shtete europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prekja e një sërë shtetesh europiane nga sëmundja e gripit të shpendëve (H5N1) ka nxitur Shqipërinë të marrë masa për të mos hasur një tjetër epidemi në vend. Ministria e bujqësisë ka ndërmarrë masat e menjëhershme nëpërmjet urdhrave të posaçëm duke ndaluar importin e shpendëve nga shumë shtete europiane si Bullgarisë; Italisë; Polonisë, Hungarisë; Sllovakisë; Çekisë; Suedisë etj.

Masat përfshijnë ndalimin e importit, e tranzitimit nëpërmjet  territorit të Republikës së Shqipërisë, të: shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24- orësh;  shpendëve dekorativë; materialit biologjik të shpendëve; vezëve të shpendëve; mishit të shpendëve të pa trajtuar termikisht; nënprodukteve të shpendëve të pa trajtuar termikisht.

“Duhet të rritet shkalla e vigjilencës të zbulohen rastet, të merren masat të vendosen masa kufizuese në tregtimin e tyre por të gjurmohet edhe shëndeti i njeriut i cili ka një shkallë të ulët të kalimit tek njeriu. Ministria e Bujqësisë merr një sërë masash duke marrë parasysh sesi duhet të izolohet. Por është sëmundje e parandalueshme. Risku i shpërthimeve ekziston por ndalohet nëpërmjet masave të biosigurisë”, tha për A2 CNN, profesori i UBT-së, Xhelil Koleci

Shqipëria u prek nga kjo sëmundje e influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve 2 vite më parë ku mbi 500 mijë krerë u asgjësuan në shumë qytete të Shqipërisë, shkruan A2 CNN.

“Dallohet nëse preken shpendët shohin prodhim të ulët apo fillojnë ngordhin më shumë se zakonisht. Por duhet njoftuar mjeku veterinar që të izolohet vatra që të bëhet eliminimi i krerëve. Për të mbrojtur më shumë edhe komplekset sepse transmetohet nga shpendët e egra”, shtoi Koleci.

Por si mund të dallohet një person i prekur nga kripi i shpendëve?

“Dallohen rastet nëse preken por risku i vogël. Shkakton pasoja të rënda në trupin e njeriut pasi hynë nga mushkëria por  nëse preket ka medikamente të posaçme.”

Janë rreth 4.8 milionë krerë pula në Shqipëri ndërsa Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë masa në 2 mijë e 304 ferma, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme./e.t

Të fundit

30 vjet pas publikimit, ja sa fiton “All I Want for Christmas” e Mariah Carey në një vit

Kur Mariah Carey, në vitin 1994, këndoi “All I Want for Christmas Is You”, ajo me siguri nuk mund...

Zgjedhjet 2025, Rama bën koordinator elektoral në Vlorë ish-drejtorin e Policisë (EMRI)

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është prezantuar disa ditë më parë në Vlorë si një nga koordinatorët elektoralë të PS-së. Veliu...

“Altin Dumani, hero i vitit”, Minxhozi: Ka krijuar pritshmëri dhe shpresë!

Analisti Skënder Mixhozi dke analizuar vitin që po lëmë pas, deklaroi se heroi i vitit në Shqipëri është drejtuesi i SPAK Altin Dumani. Në një...

Denoncuesi “anonim” i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij

Nga Mero Baze Janë detaje që tregojnë këmbënguljen për ta linçuar, pas të cilës qëndron një vullnet politik që ka gjetur mbështetje dhe tek prokurori...

3 ngjarjet më të forta që tronditën Shqipërinë gjatë vitit 2024

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan gazetarja e kronikës së zezë, Glidona Daci në bazë të ngjarjeve që ka raportuar për...

Lajme të tjera

Web TV