Gati 2 mijë e 100 rezervistë/ Shqipëria, sytë te ushtria pavarësisht fitores së Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2100 ish-ushtarakë, apo civilë do të kenë mundësinë që të bëhen pjesë e rezervistëve të ushtrisë shqiptare. Projektligji i miratuar nga Këshilli i MInistrave tashmë ndodhet në Kuvend dhe parashikon që kostoja fillestare e aktivizimit të rezervistëve të jetë 1.5 miliardë lekë

Me gjithë fitoren e Trump që zotohet të rivendosë paqen në botë, Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Dy mijë e 100 ish-ushtarakë apo civilë do t’i bashkohen Forcës Ushtarake si rezervistë. Ministria e Mbrojtjes ka depozituar në Kuvend projektligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave “Për organizimin dhe funksionimin e forcës rezerviste në Republikën e Shqipërisë.

“Shërbimi ushtarak rezervist shërben për të siguruar individë të trajnuar, me qëllim kompletimin e strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ruajtjen e nivelit të gatishmërisë dhe operacionalitetit të kërkuar, rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, të nevojshme në rastet e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, si dhe për plotësimin e detyrimeve kombëtare, në kuadër të NATO.”

Për t’iu bashkuar shërbimit rezervist e marrë në këmbim një pagë, kushti kryesor është që individi të jetë shtetas shqiptar dhe të mos jetë i dënuar me burg, me një vendim të formës së prerë. Në varësi të moshës që ka, rezervisti do të gradohet edhe si ushtra, nënoficer apo oficer.

Bashkë me përfitimet dhe përgjegjësitë, mbi rezervistin do të rëndojnë edhe detyrime.

“Shmangia e ushtarakut rezervist nga detyrimet në fushën e evidencës ushtarake ose nga pjesëmarrja në stërvitje, trajnime dhe operacione të ndryshme ushtarake brenda dhe jashtë vendit, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 10.000 deri në 50.000 lekë.”

Për angazhimin e 2 mijë e 100 rezervistëve në Ushtrinë Shqiptare është parashikuar një kosto fillestare prej 1.5 miliardë lekësh. Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit./e.t

Të fundit

Destinacionet e festave/ Zgjerohet harta e vendeve ku shqiptarët shkojnë për të festuar

Viti i ri nuk festohet vetëm në shtëpi me darkën tradicionale familjare por ka edhe nga ata shqiptar që...

Këlliçi deklaron: Nuk bashkëjetoj me partneren, Ana Shkreli nuk është më…

Belind Këlliçi para mediave mohoi bashkëjetesën me parnteren Ana Shkreli. Pas daljes nga SPAK ku u thirr nga prokurori Elvin Goga, Këlliçi ishte pyetur...

Avokati paralajmëron arrestime në rradhët e politikanëve: Do vihen përballë drejtësisë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar mbi politikën shqiptare përballë institucionit të SPAK. Ai shpreh bindjen se kur flitet për korrupsion, flitet për politikanët e...

Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin

Linda Rama rrëfeu edhe pak nga njohja e saj me kryeministrin e vendit. Ajo tha se për herë të parë ata janë takuar në...

Fluks hyrjesh në Portin e Durrësit, mbi 20 mijë pasagjerë në 5 ditë

Porti i Durrësit, një nga pikat kryesore hyrëse jotokësore në vend, po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në fund të vitit. Autoriteti portual...

Lajme të tjera

Web TV