Kryeministri Edi Rama ka pritur në ambientet e kryeministrisë ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë.
Përmes një foto të postuar në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se ka marrë dhuratë një tunikë, të cilin e e veshi në shenjë falenderimi për festën miqësore.
Sipas Ramës, në qendër të diskutimeve është thellimi i marrëdhënieve dypalëshe.
“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”, ka shkruar ai./ S,M