Adelina Ismajli rikthehet në ekran, por jo për muzikën

Adelina Ismajli do të kthehet në ekran pas shumë vitesh mungesë.

Këngëtarja do të jetë pjesë e jurisë së “Albania’s Got Talent”, së bashku me Ledina Çelon, Kastro Zizon dhe Agron Llakajn.

Prej shumë vitesh, këngëtarja ka preferuar të mos jetë prezente në jetën publike.
Megjithatë, tanimë do e shohim çdo të hënë në rolin e jurisë në këtë format.

Formati njihet për zbulimin e talenteve të rinj në fusha të ndryshme. Pjesëmarrësit duhet të bindin jurinë për të përzgjedhur në disa faza, siç formula origjinale parashikon./E.Ç