Pak ditë larg nisjes së BBV4, Sara Hoxha ka një njoftim të rëndësishëm për ndjekësit

Teksa ka mbetur më pak se një muaj nga nisja e Big Brother Vip Albania, Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një fotografi në rrjetet sociale.

Producentja ka bërë një paralajmërim sa i takon arredimit të ambienteve të brendshme të shtëpisë.

“Një gjë është e sigurt, shtëpinë si këtë vit nuk e kemi parë kurrë”, shkruan ajo.

Pak ditë më parë u zbulua edhe banori i parë që ka konfirmuar për të qenë pjesë e reality show këtë sezon.

Bëhet fjalë për futbollistin Eros Grezda i përfolur së tepërmi për lidhjet e tij me Oriola Marashin dhe Ajsel Abazin!/   S,M