Vendimi i Biden për të birin/ Berisha: Shfrytëzim pushteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar vendimin e Presidentit në detyrë të SHBA Joe Biden për të falur të birin Hunter Biden.

Lideri i opoziës u shpreh se vendimi i tij është shfrytëzim pushteti për qëllime familjare.

“E kam jo të lehtë të komentoj në këtë rast. Pse? Mendoj se e majta ekstremiste amerikane, marksiste-leniniste e keqpërdori në shkallë të pamëshirë presidentin Xho Bajden, i cili në bindjen time më të thellë, nuk i përkiste asaj të majte, por përfaqësonte traditën e Partisë Demokrate.

Dhe, po flas haptas, mënyra se si e trajtuan ishte një cinizëm, pamëshirësi dhe që nuk i bënte nder kurrë atyre që e bënë atë.Ai punonte në një mjedis, i rrethuar në të gjitha anët, me këshilltarë, me bashkëpunëtorë, dhe pasi bëri primaret në të gjithë vendin dhe mori 16 milionë vota në atë procedurë, i bënë një kurth me një debat dhe thanë tani ti nuk bën.

Unë nuk hyj në vlerësime, por procedura ishte shumë e pafisshme.Nuk kish pse ia bëje ti atë.Dhe e zëvendësuan me një njeri, nuk e njoh, por një gjë kishte, një njeri që nuk guxoi të dalë njëherë në konferencë shtypi dhe kjo ishte gjëja më e tmerrshme.Se si kjo elitë e botës, servirnin një njeri që nuk bënte konferencë të hapur shtypi.E kuptoni ju?

Tani, në këtë kontekst sigurisht vendimi i tij është shfrytëzim pushteti për qëllime familjare.Nuk e justifikoj unë këtë, por ata e denigruan presidentin e SHBA. Ata u treguan, në vlerësimin tim, një elitë e shkëputur tërësisht nga qytetarët, nga realiteti.

Dhe në këtë shkallë, sepse ai ka një karrierë 50-vjeçare politike dhe pa skandale, por ai ka qenë një politikan që i ka shërbyër vendit e tij. Ata e denigruan.Në këtë mjedis që e katandisën, ai mori një veprim që nuk duhet ta merrte, por përsëri kompleksi i rrethanave ishte shumë i padenjë për ata që i krijuan.

Lexo edhe :  Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë

Dhe i krijoi të gjitha këto e majta marksiste-leniniste amerikane.

Gabimi fatal i jetës së tij ishte kompromisi që bëri me ta duke pranuar përfaqësuesit e Sanders dhe Okazios si zëvendëspresidente, nuk duhej ta bënte, ishte partia e Ruzveltit, e Kenedit.Dhe e pagoi këtë vendim që bëri, këtë vendim që mori për të pranuar një marksist-leniniste si zëvendësoi, e pagoi.

E pa mirë se çfarë përfaqësoi”, tha Berisha./ S,M

Të fundit

Ra aksidentalisht apo u qëllua me armë? Dyshime për tragjedinë ajrore në Kazakistan

Autoritetet në Kazakistan vijojnë me intensitet hetimet për avionin e rrëzuar një ditë më parë, në një tragjedi që...

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë

Në segmentin rrugor të Iballës prej dy ditësh është bërë i vështirë qarkullimi i mjeteve. Erërat e forta dhe bora që janë prezente kanë shkaktuar...

Vjena mban stafetën, kryeson listën e vendeve më të mira për të jetuar

A keni ëndërruar për t’u zhvendosur në një qytet të ri? Epo, është koha për të paketuar valixhet. Kompania EIU, ka renditur qytetet më të...

Bashkëshortja e Bashar al-Assadit diagnostifikohet me leuçemi, e izolojnë nga familja

Bashkëshortja e presidentit të rrëzuar sirian është në gjendje të rëndë shëndetësore, duke qenë se është diagnostikuar me leuçemi dhe për këtë arsye është...

Festat e fundvitit kthejnë emigrantët, fluks në Pikën Kufitare të Kapshticës

Vijon fluksi i lëvizjeve të udhëtarëve në pikën kufitare të Kapshticës. Nga data 20 dhjetor deri sot, kanë hyrë nga Greqia mbi 35 mijë...

Lajme të tjera

Web TV