Mashtroi mikun duke i shitur makinën, Gjykata lë “detyrim paraqitje” aktorin e njohur

Gjykata e Durrësit ka lehtësuar masën shtrënguese duke lënë në detyrim paraqitjeje aktorin e humorit, Rezart Veleshnja, i cili u arrestua për mashtrim.

Aktori i humorit akuzohet se mashtroi një mikun e tij duke i marrë makinënë në mirëbesim dhe më pas ia ka shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra.

Pronari ka bërë denoncim në polici dhe brenda pak orësh është sqaruar se Veleshnja e kishte shitur dhe është arrestuar për mashtrim.

/E.S