Plagosja e të riut në Fier/ Flet mjeku: Kishte hemoragji, ndodhet jashtë rrezikut

Drejtori i qendrës shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj, ka dhënë një intervistë për mediat, pasi mori përsipër mjekimin e të riut që u plagos në shkollën e mesme në Fier nga një 17 vjeçar.

Sipas mjekut Xhelaj, ishin mësuesit dhe shokët e tij që e sollën me urgjencë në ambientet e Spitalit Rajonal të Fierit duke ndërhyrë menjëherë.

“E sollën këtu mësues dhe nxënësit,shokë e vet. Ishte me pak hemoragji nga krahu I majtë. Ishte goditur me mjete prerëse. Kishte hemoragji, iu ndalua dhe është jashtë rrezikut për jetën. Më pas u nis për mjekim të specializuar në spitalin e Fierit”

/E.S