SHORTI/ Grup “ferri” për Shqipërinë, goglat i përcaktojnë Serbinë dhe Anglinë

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e saj të parë me të cilët do të përballet në kualifikueset e Kupës së Botës të vitit 2026.

Goglat nuk janë treguar aspak miqësore me Kombëtaren, ku e kanë shortuar krahas emrave si Anglia dhe Serbia në grupin K.

Pjesë e këtij grupi janë gjithashtu Latvia dhe Andorra.

Ndeshjet zyrtare do të nisin në muaj mars dhe më pas Kombëtaret do të kthehen sërish në shtator për ndeshjet e radhës.

Shorti i kualifikuesve të Kupës së Botës 2026, grupi dhe kundërshtarët e Kombëtares Shqiptare.

/E.S