‘Transparent Albania’, Rama: Kjo platformë do jetë urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit

Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesëmarrës në prezantimin e platformës online ‘Transparent Albania’, e cila pritet të lehtësojë aksesin në informacion të qytetarit ndaj transparencës buxhetore dhe shërben si një urë lidhëse me institucionet e shtetit.

Në fjalën e tij, Rama e përshkroi këtë platformë si një “instrument të ri dhe urë lidhëse” midis qytetarëve dhe qeverisë, duke e quajtur atë një hap drejt përmbushjes së standardeve europiane të shtetit të së drejtës.

‘Nuk bëhet fjalë për një faqe të re apo më shumë në internet për informimi publik. Por për një instrument të ri. Platformë të re, urë të re lidhëse. Mes qeverisë dhe qytetarëve, për të garantuar një shpejtësi shumë më të madhe dhe një gjerësi shumë më të madhe në marrëdhënien e qytetarit me informacionin nga aktiviteti i përditshëm i qeverisë.’

Qytetarët thotë Rama, mund të ndjekin në mënyrë transparente shpenzimet dhe aktivitetet e qeverisë. Ndërsa çdo kërkesë për informacion mund të ndiqet në kohë reale, teksa institucionet do të marrin sinjalizime për të shmangur vonesat në përgjigje

‘Është një e cila pa diskutim shkon në përputhje me ambicien tonë për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë europian në aspektin e standardeve të një shteti europian të së drejtës. Mundësi e re për të krijuar një bazë shumë më të gjerë informacion në kohë reale edhe për të gjithë punonjësit e informacionit, për të gjitha mediat. Besoj është një platformë që ka edhe një vlerë të veçantë në kohën ku jetojmë, ku fluksi i pavërtetave gjysëm vërtetave, dezinformimit dhe shpejtësia e shpërndarjes së informacioni të paverifikuar vetëm rriten. Është një fenomen global nga i cili ne nuk bëjmë asnjë dallim. Një platformë që do u mundësojë të gjithëve të ndjekin në kohë reale shpenzimet e qeverisë shqiptare.’

Më tej Rama vijoi duke theksuar se platforma krijon një bazë të gjerë të dhënash për gazetarët dhe publikun, duke reduktuar keqinformimin dhe dezinformimin.
Institucionet sipas Ramës, do të monitorojnë më mirë detyrimet e tyre dhe do të ndihen më të përgjegjshme për përmbushjen e tyre.

‘Besoj se është një platformë që do rrisë edhe shkallën e përgjegjësisë të vetë institucioneve qendrore dhe pushtetit ekzekutiv. Një sfidë e platfomës është përditësimi në kohë reale. Duke marrë parasysh volumin e informacionit që duhet përditësuar. Nuk e ka instiktin e shpejtësisë, do jetë një sfidë e vërtetë. Me siguri hap pas hapi ne do ja dalim ta kthejmë përditësimin e çdo informacioni në një rutinë. Tjetra një risi e rëndësishme është interaktiviteti i saj. Nëse sot një qytetar i drejtohet një institucioni dhe nuk merr përgjigje në kohë, i drejtohet komisionierit. Komisioneri i drejtohet insititucioneve, në 70% të rasteve përgjigja jepet në sekondë.

Vonesa të palidhura me asnjë qëllim, por me nënvlerësimin apo mungesën e këtij zakoni të administratës që të përgjigjet në kohë reale. Ndërkohë 30% tjetër është më kompleks. Me platformën çdo njeri që i drejtohet cilido institucion për informacion do ndjeki vetë në kohë reale statusin e kërkesës. Platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies së afatit. Dhe kështu vendos para përgjegjësisë këdo në institucion. Por i jep institucionit, pasqyrën e performancës me këtë detyrim parësor të ekzekutivit me qytetarin. Besoj se ky element që ka të bëjë me procesimin e çdo kërkese do ndihmojë në rritjen e përgjegjësisë e ndjenjës për tu përgjigjur.’

Lexo edhe :  Rama: Diella do të ketë fëmijë, do ndërmjetësojnë çështjet civile të njerëzve

Kryeministri pranoi se përditësimi i vazhdueshëm dhe cilësia e informacionit mbeten sfida të rëndësishme për platformën. Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve përmes sugjerimeve dhe mendimeve, si dhe nevojën për të garantuar një pasqyrë të balancuar të debateve publike.

‘Tjetër element që platforma do të ketë, sepse nuk është platformë përfundimtare, dëshirojmë të marrim opinione dhe sugjerime nga cilido që është i/e interesuar dhe elementi që po flas nuk është ende në platformë, por është i dobishëm, ka të bëjë me çështje të aktualitetit që zenë një vend të caktuar në debatin publik lidhur me shpenzimet, prokurimet, partneritete publike private, qasjen e një institucioni. Ti japi mundësinë publikut të ketë edhe versionin e institucionit, pavarësish debatit mes palëve.

Nga njëra anë rëndon nuk kërkohet nga burimet e informacionit, media nuk e kërkon opinionin zyrtar me një çështje. Nga ana tjetër vetë institucionet nuk e bëjnë. Vendosje përballë e opinioneve të ndryshme me interesa të ndryshme, pjesë e debatit demokratik. Detyrimi për ti dhënë opinionin publik versionin zyrtar është detyrim i institucionit. Duke pasur parasysh shkallën e lartë të digjitalizimit të qeverisjes, edhe çfarë ka bërë deri më sot zyra e komisionerit kemi një bazë më shumë se sa të mjaftueshme për të pretenduar se Transparent Albania të bëhet pasqyra kuptimplotë dhe e prekshme që Shqipëria të meritojë anëtarësimin në BE. Duhet punë ekstra.

Kur gjithë ekipet pas ekranit të jenë të përgatitur për t’iu përgjigjur gjithë dritareve të platformave përfundimtare do jemi në një nivel të ri të transparencës, llogaridhënies, cilësisë së marrëdhënies së shtetit me publikun. Ma ha mendja që ky nivel i ri në këtë aspekt do krijojë një energji e re dhe një shtysë e re për të përmirësuar performancën e institucioneve.

Rama gjithashtu ndau lajmin se Shqipëria është përzgjedhur si vend mikpritës për Ëorld Laë Congress, një forum prestigjioz që nënvizon përparimin e vendit në forcimin e shtetit të së drejtës.

‘Shqipëria është kandiduar për të qenë vendi mikpritës i Ëorld Laë Congress, forum botëror me reputacion të jashtëzakonshëm me prestigj ku zgjedhje e vendit mikpritës është padiskutim jo thjesht e nevojës për të pasur një infrastrukturë mikpritjeje të denjë por lidhet me çfarë vendi mikpritës përfaqëson në aspektin përmbajtësor të këtij forumi. Zgjedhje e Shqipërisë si një ndër kandidatët për të marrë mikpritjen e Ëold Laë Congress lidhet me imazhin të ri të Shqipërisë dhe me vlerësimin botërisht konsensual të gjithçkaje Shqipëria ka bërë në këtë dekadë në shtetin e së drejtës. Ne nuk jemi thjesht një vend kandidat por vendi mikpritës.’

“Transparent Albania” synon të krijojë një nivel të ri të transparencës dhe llogaridhënies, duke e afruar Shqipërinë me standardet europiane dhe duke përmirësuar marrëdhënien e shtetit me publikun./K.B