Mbi 19 mijë refugjatë sirianë kaluan tranzit në Shqipëri 5 vitet e fundit

Raimond Kola

Mbi 19 mijë refugjatë sirianë, që hynë kryesisht nga kufri me Greqinë, kaluan tranzit në Shqipëri në pesë vitet e fundit, duke udhëtuar më pas në mënyrë të paligjshme kryesisht përmes kufirit të Malit të Zi drejt vendeve europiane.

Sipas të dhënave të Institutit shqiptar të Statstikave (INSTAT) refugjatët e larguar nga Siria për t`i shpëtuar regjimit të Bashar al-Assadit përbënin vitet e fundit numrin më të madh të emigrantëve të huaj të parregullt të futur në Shqipëri së bashku me shtetasit nga Afganistani.

Sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen policisë kufitare shqiptare, numri më i madh i refugjatëve sirianë që hynë në Shqipëri në pesë vite e fundit u shënua në vitin 2020 me 6224 persona dhe në vitin 2021 me 5366 persona.

Sipas të dhënave zyrtare shqiptare një pjesë e refugjatëve sirianë kërkoi azil në Shqipëri, por duket se kjo ishte një praktikë për t’u dhënë atyre kohë që të largoheshin nga vendi drejt vendeve europiane.

Pjesa më e madhe e kërkesave për azil të shtetasve sirianë në Shqipëri, sipas të dhënave kufitare, e lidhnin kërkesën me largimin për t`i shpëtuar regjimit të Asadit në Siri.

Tani që regjimi i Asadit ka rënë, sipas ekspertëve të emigracionit pritet një ripërcaktim i shqyrtimit të kërkesave për azil nga shtetasit sirianë në Shqipëri nga qeveria shqiptare, në përputhje me rrethanat e reja dhe me me qasjet që vendet e Bashkimit Europian do të ndjekin.

Sipas të dhënave të INSTAT rrreth 1034 shtetas sirianë aplikuan për leje qëndrimi në Shqipëri në pesë vitet e fundit, duke u vendosur kryesisht në Tiranë.

Pas rënies së regjimit në Siri autoritetet kufitare shqiptare nuk kanë evdientuar ditë e fundit shtetas sirianë të futur nga territori grek.

Lexo edhe :  Ministrja Sala nis lëvizjet! Ish-kreu i Tatimeve të Berishës merr drejtimin e FSDKSH

Autorietet greke të emigracionit, vendi nga ku hyjnë refugjatët sirianë në Shqipëri, kanë njoftuar se këto ditë disa qytetarë sirianë në Greqi tashmë kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre për azil.

Sekretari i Përgjithshëm i Politikës së Migracionit në Greqi, Manos Logothetis deklaroi për mediat greke se procesi i paraqitjes dhe shqyrtimit të kërkesave për azil për shtetasit sirianë nuk është pezulluar në Greqi , por është pezulluar vetëm nxjerrja e vendimeve për dhënien e azilit.

Qeveria greke mblidhet sot për të shqyrtuar qëndrimet që do të merren për këtë cështje deklaroi zyrtari grek i politikave të emigracionit.