Shqipëria gati të prekë ëndrrën BE?/ Ja çfarë thotë eksperti për çështjet e integrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është ende në vazhdimësinë e ndjekjes së procedurave për të zbatuar pretendimet e Bashkimit Europian në mënyrë që të sigurojë anëtarësimin me të drejta të plota në familjen e madhe europiane.

Eksperti për çështje e Integrimit, Gledis Gjipali në një intervistë në “Edicioni Qendror” në ABC News, foli për konferencën Ndërqeveritare, duke u ndalur edhe te rruga drejt integrimit në BE.

Ai u shpreh se Shqipëria tashmë ka hedhur hapa të rëndësishëm dhe se gjithashtu politika e jashtme është në sinkron me BE, duke ia bërë më të lehtë qeverisë shqiptare në mbylljen me sukses të kapitujve.

“Nëse do të vendosen të gjitha energjitë e administratës dhe të shoqërisë objektivi është i mundur sepse situata ka ndryshuar. BE është shumë më mbështetës. Mendoj që është e mundur nëse do të punohet seriozisht në këtë proces. Shqipëria gjithmonë ka pasur situatë pozitive, në dy tre dekadat e fundit nuk është prekur në konfliktet e luftërave, luan rol stabilizues në të gjithë rajonin. Elementi stabilizues ndikon në të gjithë Ballkanin dhe kjo është vlerësuar nga BE dhe kjo bie në sy edhe për faktin se kemi vende si Serbia apo Bosnjë dhe Hercegovina që nuk kanë në përputhje me BE politikat e ndjekura. Do shtoja Samite të nivelit të lartë që janë mbajtur në Tiranë, dhe tregon vlerësime të vazhdueshme që BE i bën Shqipërisë”, tha ndër të tjera ai.

/E.S

Të fundit

Në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e Madridit, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në Durrës me qëllim ekstradimin. Ilirjan Mici ishte akuzuar nga...

44 mijë shqiptar morën shtetesi ne BE, renditen te tretët në Europë

44 400 shqiptarë kanë marrë shtetësi në vendet e BE-së gjatë vitit 2023, duke përbërë grupin e tretë më të madhe në union. 71.5...

Meta kërkon falje për videot e dhunshme në Instagram

Meta, kompania mëmë e Instagram-it dhe Facebook-ut, kërkoi falje sot pasi përdoruesit raportuan një numër të madh videosh të shkurtra të dhunës, përgjakjes, abuzimit...

LaCivita kontratë mijëra dollarë për t’i shërbyer Berishës, jo mbështetje nga Trump

Lëreni Sali Enver Berishën të sjellë një cirk politik në Shqipëri. Libri i tij i lojërave është bërë i parashikueshëm—ai shpenzon bujarisht për të...

Bimët më të mira shëruese që pastrojnë gjakun

Pastrimi i gjakut ndihmon organizmin në largimin e baktereve, virozave, infeksioneve në mënyrë shumë efektive. Dy organet kryesore që kryejnë funksionin e pastrimit të gjakut...

Lajme të tjera

Web TV