Dekorimi i pemës së Krishtlindjes është një nga detyrat kryesore për shumë njerëz gjatë periudhës festive, por për të tjerët është një zhgënjim masiv. Dhe ndërsa mund të jetë paqësore dhe e gëzueshme, shumë njerëz do ta kuptojnë bezdisjen që vjen me varjen e dritave.
Por nëse e shihni këtë detyrë si shumë bezdisëse dhe të vështirë, arsyeja mund të jetë se po e bëni atë gabim. Të kesh drita në pemën e Krishtlindjes është thelbësore, por është një punë mjaft e ndërlikuar pasi duhet të jesh i kujdesshëm për t’i shpërndarë ato në mënyrë të barabartë, duke u përpjekur të mos ngatërrohen.

Sipas përdoruesit ‘HolidayHangups’ në TikTok, nëse i mbështillni dritat rreth e rrotull, e keni bërë gabim. Dhe ka një mënyrë shumë më të lehtë. Në vend të metodës së mbështjelljes, ajo rekomandon kalimin nga lart poshtë në një mënyrë zig-zag. Për më shumë ndiqni videon me këshillën e saj…
S,M