Aplikimi i aboneve falas për pensionistët/ Nis shpërndarja e tyre në kioska

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur sot aplikimi i të moshuarve për abone falas në kryeqytet. Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.

Pas aplikimit me kartë identiteti, pensionistët duhet të tërheqin abone vetëm në 5 pika të autorizuara nga Bashkia e Tiranës dhe që janë të shpërndara në kryeqytet.

Vendet ku tërhiqen abonetë janë: Kioska tek 15 katëshi, rruga “Urani Pano”. Pika e dytë tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamet Gjollesha”. Pika e tretë tek Biblioteka Kombëtare, rruga “Luigj Gurakuqi”, tek kioska tek “Brryli” bulevardi Zhan D’Ark , tek Stacioni i Trenit, rruga “Reshit Petrela”.

Një e moshuar teksa ka shkuar për të aplikuar për abonenë falas ka treguar se shpenzonte mesatarisht 2400 lekë të reja në muaj për abonenë.

“Jam 74 vjeç, po aboneja më duhet se vazhdoj punoj. Zgjedhja ime sepse pensionin e kam të vogël, 178 mijë. Për ne është ndihmë e madhe se harxhoj 80 Lekë vajtje-ardhje”, tha pensionistja.

“Jam 82 vjeç, qarkulloj sepse edhe dalim mërzitemi, edhe kjo është një ndihmë shumë e madhe për ne”, tha një i moshuar tjetër.

Përfaqësues të njësisë administrative thonë se interesi i të moshuarve për t’u pajisur me abone falas është e lartë.

“Interesi ka qenë i lartë me dhjetëra pensionistë janë paraqitur. Brenda 24 orëve janë 65 regjistrime”, tha Erjola Ndoci, përgjegjëse e Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, njësia 10.

Deri në fund të Dhjetorit pensionistët mund të aplikojnë për të përfituar abone falas. Janë 177 mijë pensionistë që pritet të përfitojnë nga vendimi i Bashkisë së Tiranës.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta në vend

/E.S

Të fundit

Rrëzohet avioni në Arizona, nuk ka të mbijetuar

Një avion i vogël transporti mjekësor u rrëzua në rezervatin Navajo në veri të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 7 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.6 lekë. Franga...

Aventura mes autostradës/ Shoferi kapet me 320 km/h, trefishi i shpejtësisë së lejuar

Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën e kufijve të përgjithshëm të...

Serbi, regjimi po bie, por nuk dihet kur

Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg fundit. Protestat janë ende duke...

Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV