Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë, nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas në kryeqytet.

Kjo e moshuar e moshës 74 vjeç po aplikon për abone falas nga 1 Janari në transport publik. Mesatarisht ajo shpenzonte 2400 lekë të reja në muaj vetëm për transport publik, nga një pension mesatar.

“Jam 74 vjeç, po aboneja më duhet se vazhdoj punoj. Zgjedhja ime sepse pensionin e kam të vogël, 178 mijë. Për ne është ndihmë e madhe se harxhoj 80 Lekë vajtje-ardhje”, tha pensionistja.

Si kjo e moshuar janë edhe me dhjetëra të tjerë të cilët janë paraqitur pranë njësive administrative për të aplikuar për abone falas.

“Jam 82 vjeç, qarkulloj sepse edhe dalim mërzitemi, edhe kjo është një ndihmë shumë e madhe për ne”, tha një i moshuar.

“Unë jam në një moshë madhore 80 vjeç. Kjo është një ndihmë shumë e madhe”, tha një e moshuar.

Përfaqësues të njësisë administrative thonë se interesi i të moshuarve për t’u pajisur me abone falas është e lartë.

“Interesi ka qenë i lartë me dhjetëra pensionistë janë paraqitur. Brenda 24 orëve janë 65 regjistrime”, tha Erjola Ndoci, përgjegjëse e Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, njësia 10.

Pas aplikimit me kartë identiteti, pensionistët duhet të tërheqin abone vetëm në 5 pika të autorizuara nga Bashkia e Tiranës dhe që janë të shpërndara në kryeqytet.

“Konkretisht janë 5 pika të tërheqjes së aboneve, kioska tek 15 katëshi, rruga “Urani Pano”. Pika e dytë tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamet Gjollesha”. Pika e tretë tek Biblioteka Kombëtare, rruga “Luigj Gurakuqi”, tek kioska tek “Brryli” bulevardi Zhan D’Ark , tek Stacioni i Trenit, rruga “Reshit Petrela””, tha Ndoci.

Lexo edhe :  Rama zbulon marrëdhënien e tij me Trump: Do t'i bëj një surprizë të këndshme kënetës

Deri në fund të Dhjetorit pensionistët mund të aplikojnë për të përfituar abone falas. Janë 177 mijë pensionistë që prietet të përfitojnë nga vendimi i Bashkisë së Tiranës./    S,M

Të fundit

Shqipëria magnet për turistët! 6000 takime dhe qindra marrëveshje për këtë vit

Panairi më i madh i turizmit në botë ITB u mbajt prej datës 3 deri në 6 Mars në...

A mund të mbijetojë NATO pa Shtetet e Bashkuara?

Nga Brad Lendon, CNN Evropa po shikon një realiteti të ri, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtylla kurrizore e NATO-s, aleanca që ka garantuar sigurinë...

Tragjedi në Kroaci, digjet shtëpia, humbin jetën 3 fëmijë

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku tre fëmijë të mitur raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e një zjarri...

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Çdo ditë e më shumë, njerëzit po harrojnë të shijojnë jetën e tyre reale duke u pleksur me atë virtualen, e cila u ofrohet...

Shfrytëzonte për prostitucion dy motra, arrestohet 19-vjeçarja në Berat

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçare, e cila shfrytëzonte për prostitucion 2 shtetase (motra), njëra prej tyre e mitur. Njoftimi i policisë: Berat/Finalizohet si rezultat...

Lajme të tjera

Web TV