Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Von der Leyen dhe Costa (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Bruksel pritet të nisë punimet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor, ku marrin pjesë liderat e vendeve të Rajonit dhe zyrtarët më të lartë të Komisionit Europian.

Kryeministri Edi Rama është pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, António Costa.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova nuk është zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE.

Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia kanë nisur negociatat, ndërsa Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i është dhënë statusi i kandidatit.

Samiti nuk i kushtohet zyrtarisht zgjerimit, por udhëheqësit ballkanikë do ta përdorin mbledhjen për të nxitur axhendën e tyre dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me bllokun./e.t

 

Të fundit

Trajneri më i dekoruar në historinë e “Los Blancos”, Ancelotti kalon legjendën madrilene

Carlo Ancelotti fitoi sot me Realin trofeun e Kupës Interkontinentale. Tashmë italiani është më i dekoruari në historinë e...

Mbahet nesër takimi i 4-ët vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se nesër në orën 09:00, do të mbahet takimi i 4-ët vjetor i Këshillit Koordinues...

SHBA i kërkon Europës t’i japë fund varësisë energjetike nga Rusia

Në javët e fundit para largimit të Presidentit Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë, Uashingtoni po vazhdon përpjekjet për të bllokuar eksportet energjetike ruse,...

Adrian Bajrami rinovon me Benfican: “Dua titullin kampion dhe të përmirësohem çdo ditë”

Mbrojtësi shqiptar, Adrian Bajrami dhe Benfica vendosën që të zgjasin bashkëpunimin ndërmjet tyre, deri në vitin 2029. Pas nënshkrimit të kontratës së re, Bajrami,...

Hetimet për ‘Toyota Yaris’dhe ‘Matrix’/ Petraj dhe Softa zbërthejnë provat e reja

Avokati Edmond Petraj dhe eksperti i sigurisë Fatjon Softa folën pasditen e sotme në një emision televiziv foli mbi mbylljen e dosjes hetimore për...

Lajme të tjera

Web TV